Brataj: Shifrat e të prekurve me covid – 19 do rriten në korrik

Gazetare: Klevisa GJIKA

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjatë një interviste për emisionin “Opinion” ka deklaruar se numri i të infektuarve do të rritet gjatë muajit korrik. Sipas tij, do vazhdojmë të kemi rritje të prekurve nga koronavirusi.

Këtë fakt, Brataj e lidh me lehtësimin e masave dhe daljen e lirë të të gjithë qytetarëve në muajin që lamë pas.

“Në këtë periudhë ne jemi me fillimin e hapjes. Kjo javë është në rritje dhe përkon me hapjen e qershorit. Kapacitetet spitalore janë rreth 550 shtretër dhe kemi 256 respiratorë. Unë mendoj se shpejti do hapim COVID – 2. Korrikun do ta kemi në ngritje, sepse është maksimumi i dëmit që është bërë. Po kërkohet që njerëzit të ndërgjegjësohen”.

Krahas kësaj, Brataj shtoi se kohët e fundit është rritur përqindja e të infektuarve simptomatikë. Më saktësisht, në fillim të pandemisë vetëm 30% e popullsisë shfaqte simptoma, ndërsa tani numri i të prekurve me shenja koronavirusi është dyfishuar dhe shkon në 61%.

 

Postime të ngjashme

Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje