Brenda këtij viti, procedura e riprodhimit invitro do të bëhet falas në maternitetin “Koço Gliozheni” – Shoqata “Together for Life” advokoi për 4 vite rrjeshtë për realizimin e kësaj procedure

Shoqata “Together for Life” ka lobuar fort prej 4 vitesht që ky shërbim të merret falas në sistemin publik.

Për herë të parë, Shqipëria do të mundësojë realizimin e procedurës së riprodhimit invitro falas. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se kjo do të realizohet brenda këtij viti në maternitetin “Koço Gliozheni”.

“Puna nuk po ndalet dhe për Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, ku brenda këtij viti, ashtu sikurse kishim premtuar, do të fillojmë këtë procedurë të re. Ne jemi duke punuar për investimin sa i përket infrastrukturës, e më tej, pajisjet bio-mjekësore dhe të gjithë paketën e barnave të cilat janë të nevojshme, për të filluar riprodhimin e asistuar për herë të parë në spitalet publike. Jemi duke punuar për përgatitjen e stafit dhe për fuqizimin e kapaciteteve në këtë drejtim, në mënyrë që të kemi dhe një ekip të mirë-trajnuar, i cili do të vazhdojë edhe edukimin në vazhdim përsa i përket këtyre procedurave, të cilat, për herë të pare, do të realizohen në spitalin publik, pikërisht në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’”, tha Ministrja Manastirliu.

Këto deklarata, ministrja i bëri teksa inspektoi punimet që po kryhen në Maternitetin “Koço Gliozheni”, në Qendrën e Gruas, Urgjencës dhe Qendrën e Riprodhimit të Asistuar (fertilizimit invitro).

 

 

 

Postime të ngjashme

Harroni shpejt? Ky zakon mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni kujtesën
Pse duhet ta përfshini djathin e dhisë në dietën tuaj
Dita Botërore e Diabetit, Rama: Me buxhetin 2026 për shëndetësinë mbështetet depistimi falas
Këto janë burimet më të mira të vitaminës C
5 hapa të thjeshtë për ta filluar ditën me energji çdo ditë
Çfarë duhet të pini për të lehtësuar dhimbjet e stomakut
Çfarë i ndodh trupit tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime
Reparti i Kirurgjisë transferohet te Materniteti, gjinekologët bojkotojnë punën: Rrezikohet shëndeti i grave