Brenda marsit, 60 spirometra të rinj në spitalet në gjithë vendin

Në spitalet dhe qendrat shëndetësore në të gjithë vendin brenda muajit mars do të vendosen rreth 60 spirometra të rinj. Në Kabinetin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” (senatoriumi) u zhvillua dje përurimi i 8 spirometrave të rinj (Spirometrat janë pajisje mjekësore që shërbejnë për matjen e vëllimit të ajrit që shkëmbehet në mushkëri, nëpërmjet realizimit të kësaj procedure bëhet e mundur identifikimi i patologjive respiratore).

spirometraPajisjet janë pjesë e programit të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të përmirësuar kujdesin parësor dhe spitalor përsa i takon diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive që prekin mushkëritë. Sipas këtij projekti brenda muajit mars synohet shpërndarja e 60 spirometrave në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij ministri Beqaj pohoi se projekti u iniciua jo vetëm falë një kërkese nga ana e Shoqatës se Pneumologëve, por edhe falë përftimit që mund të merrej nga ekzaminimi i sëmundjeve më shkallë të lartë infeksioni nëpërmjet këtyre aparaturave.

“Ka qenë një kërkesë, që në fakt, Shoqata e Pneumologëve ma bëri në ditët e para të punës në një kongres të tyrin. Për fat konstatonim që nëse nga studimi i bërë në të gjithë Evropën kishte një shkallë relativisht të lartë sëmundshmërie dhe të ekzaminuarit ishin shumë pak. Ne kishim në Shqipëri një numër të ekzaminuarish pesë herë më të vogël se realiteti, dhe ndërkohë në Programin e Qeverisë, parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm janë të vendosura si një nga prioritetet për të pasur kujdes shëndetësor më të mirë. Këto pajisje mjekësore, përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve, sepse me këtë numër aparaturash, për herë të parë në këtë spital, kemi mundësinë t’i shërbejnë njëkohësisht si pacientit të hospitalizuar, edhe atij që vjen në ambulator, ashtu edhe urgjencave. Shpeshherë, ky ekzaminim është përcaktues për vendosjen e diagnozës për të sëmurët me patologji të mushkërive”,- theksoi Beqaj.

Po kështu sipas ministrit përfitimi do të shkoi edhe  për pacientët e rretheve duke nëpërmjet uljes së kohë-qëndrimit në spital dhe diagnostikimit në kohë fare të shkurtër.

Spirometrat në fjalë i përkasin gjeneratës së tretë duke ofruar kështu mundësinë e një ekzaminimi të drejtpërdrejtë në shtratin e pacientit, duke e bërë këtë shërbim, të parin në llojin e tij deri më sot. Përsa i përket sigurisë së mbrojtjes nga infeksionet sipas standardeve botërore, bëhet i mundur asistimi  në mënyrë të diferencuar për pacientët me imunodefiçencë, me sëmundje infektive apo sëmundje potencialisht të transmetueshme (viroza, infeksione, TBC)./Aishe Thartori

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni