Britania: Një dozë vaksinë për mbi 12 vjeç

Britania ka vendosur që të ofrojë vetëm një dozë vaksinë për fëmijët e moshës 12 deri 15 vjeç. Por do pritet deri në mars të vitit të ardhshëm për të dhënat e reja, nëse do duhet një dozë e dytë apo jo.

Ka qenë zyrtari më i lartë i Shëndetësisë në Britani, Profesor Chris Whity i cili i ka dhënë  fund dilemës disa javore, nëse fëmijët e moshës 12-15 do duhen vaksinuar ose jo. Sipas tij, kësaj kategorie fëmijësh shkollash do u ofrohet vetëm një dozë vaksine.

Vaksinimi do duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo nënkupton se afro 3 milionë fëmijë do të kenë të drejtë të vaksionhen nëpër shkolla. Ndërkohë do pritet deri në mars të vitit të ardhshëm për të dhënat nëse do duhet një dozë e dytë apo jo.

Ndërkaq, Britania brenda ditësh, pritet të vendosë që të kalojë një sërë vendesh në zonën e kuqe ku do duhet të karantinohen ata që vijnë nga këto vende me të mbërritur në Britani, për dy javë me një kosto mjaft të lartë financiare.

Por sipas specialistit britanik të të dhënave të Covidit, Tim White, edhe pse disa gjëra janë të paparshikueshme, ai mendon se këësaj here fokusi do jetë në vendet e Karaibeve dhe në Ballkan.

Sipas Tim White, konkretisht  Shqipëria ka pasur ritmet më të larta të personave të infektuar të  ardhur në Britani, nga Shqipëria, sipas rezultateve më të fundit nga Shërbimi Shëndetësor britanik , NHS.

Por këto shifra të përhapjes duket se janë të ulta dhe  të mjaftueshme për ta mbajtur Shqipërinë në zonën ku është momentalisht, në atë portokalli.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet