Brokoli, një nga perimet ideale për këto ditë të ftohta

Rolina Naço, dietologe

Përmban vetëm 35 kalori në 100 gr, ndërkohë që përmban shumë vlera ushqyese.
– Brokoli ka veti anti-tumorale, 2 substancat më të njohura janë I3C (indole-3-carbinol) dhe sulforafane (sulforaphane).
-Përforcues i imunitetit (pasi është i pasur në vitaminë C).
-Është i dobishëm për personat që kane probleme me hipertensionin (përmban shumë kalium, i cili ndihmon në balancimin e tensionit arterial duke larguar natriumin brenda qelizave).

Shikoni se sa shumë vlera përmban në vetëm 100gr :
– 5 gr Karbohidrate
– 6,64 gr Fibra
– 0,37 gr Yndyrë
– 2,82 gr Proteina
– 89,2 mg Vitaminë C
– 0,73 mg Hekur
– 21 mg Magnez
– 66 mg Fosfor
– 316 mg Kalium
– 0,41 mg Zink
– 63 mg Acid folik (B9)

KUJDES

Për të marre në maksimumin vlerat, këshillohet të konsumohet kryesisht i freskët ose i zier për shumë pak minuta. Pra, kur uji ka valuar mund ta shtoni vetëm për pak minuta dhe jo më tepër.
Mund ta konsumoni
– si sallatë me perime të freskëta ose dhe të ziera
– si përbërës në supa të ndryshme
– në omletë
– si pure me perime te tjera miks për vogëlushët tuaj.

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Si të zgjidhni pastën e duhur të dhëmbëve?
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet