Buka e zezë, si ta dalloni nëse është vërtet e tillë

Buka e zezë është shumë popullore dhe e shëndetshme nëse është vërtetë e tillë. Sekreti i bukës së zezë është se ajo është e pasur me fibra, vitamina B dhe E, selen, hekur, magnez, zink dhe protein të tjera shumë të shëndetshme. Një sasi e vogël e bukës së zezë ju jep ndjesinë e ngopjes. Buka e zezë përmban më pak kolesterol “të keq” se buka e bardhë. E rëndësishme është që të dini të bëni dallimin midis ngjyrës së bukës sepse në ditët e sotme, buka e zezë nuk është në të vërtetë e tillë. Ajo mund të ketë ngjyrues të ndryshëm, kakao, kafe, madje edhe verë.

buka e zezeSi të dalloni nëse buka është me të vërtetë e zezë?

  • Merrni një copë bukë në mesin e saj dhe vendoseni në ujë pak të vakët. Nëse buka fillon të zbardhet dhe uji merr ngjyrë “të pistë” atëherë do të thotë se buka nuk është në të vërtetë e zezë, por ka ngjyrues në të.
  • Buka e zezë duhet të jetë më e ngjeshur dhe më kompakte se buka e bardhë dhe duhet të ketë një përqindje më të lartë të lagështisë.
  • Buka e zezë duhet të jetë më elastike se buka e bardhë.
  • Mesi (tuli) i bukës së zezë i ka më të thella poret dhe ka një volum më të ulët.
  • Buka e zezë ka aromë pak më të fortë se buka e bardhë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej