Buka pa standarde, AKU: Ndalohet shitja pa etiketa e analiza

buk 2

Edlira Sulejmani

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon vendosjen e etiketave nga prodhuesit e bukës, respektimin e kushteve të ambalazhimit dhe transportimit të këtij produkti për konsumatorët, si dhe kryerjen e analizave të ujit që përdoret por edhe të miellit. Në një takim me prodhuesit e bukës, drejtori i AKU-së tha se është e patolerueshme që produkti më i rëndësishëm për konsumatorët të tregëtohet i pakontrrolluar dhe jo në kushtet e duhuara higjeno- sanitare.
”Duhet bërë etiketimi i prodhimit të bukës, kush e prodhon dhe të ketë të paketuar çdo gjë aty. Dekumentimi i ambalazhit që ne do të transportojmë apo i mjeteve të transportit që ne kemi sepse nuk mund të lejomë ta hedhim bukën nëpër bagazhet e makinave apo si kam parë uën rrugëve të Shqipërisë plot raste të tilla. Duhet të përcaktohet dhe prejardhja se nga është marrë mielli sepse nuk mund të merret miell dosido i cili është destinuar për tjetër gjë dhe ju e përdorni për prodhimin e bukës.”tha Afrim Bakaj, drejtor i AKU-së.
Gjatë takimit, prodhuesit e bukës kanë ngritur një shqetësim tjetër. Ata thanë se çdo ditë konkurrohen nga furra buke të palicensuara, një fenomen ky i përhapur në perfieri të qyteteve.
” Procedurat për hapjen e furrave të reja duhet ti nënshtrohen paraprakisht kontrollit Institucional për kushtet higjeno-sanitare- mjedisore- teknike etj. Kjo lidhet më tepër me furrat informal që në shumicë e rasteve e prodhojnë bukën në zona periferike dhe në ambjente të mbyllura dhe e tregëtojnë atë ku të munden.”tha Bujar Peshkopia, kryetar i shoqatës së prodhuesve të bukës.
Më herët Prodhuesit e bukës në Tiranë, kanë propozuar se për të luftuar informalitetin  duhet që të ketë një standardizim të peshës së bukës, ndërsa çmimi të vendoset nga vetë tregtarët, kjo duke u përshtatur me tregun ekzistues.

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë