Bulqizë/Iu shpërthen granata tek luanin, humb jetën një fëmijë, 1 plagoset

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak caste më parë në Bulqizë.

Një fëmijë ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate. Fëmijët kanë hasur granatën në vendin ku ishin duke luajtur.

Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i granatës, ndërsa bashkëmoshtari i tij është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Ngjarja është shënuar në fashtin Koçaj- Fushë Bulqizë, kur dy fëmijë të mitur (motër dhe vëlla, 9 dhe 11 vjeç)  kanë gjetur një granatë  në një përrua. Dyshohet se granata ka shpërthyer ndërsa fëmijët kanë qene duke luajtur. Për pasojë, i mituri 11-vjeçar  ka humbur jetën ndërsa e motra është transportuar në gjendje të rëndë për në spital.

Burimi: Balkanweb

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik