Burra-gra, pabarazitë në sëmundje

Dr. Med. Ndue NIKAJ

Të dy sekset nuk janë të njëllojtë përballë sëmundjes. Përse? A ka disa elemente përgjegjëse? Përse ky ndryshim midis burrave e grave në fushën e shëndetit? A është kjo si para sëmundjes?

Diferencat truri mashkull femerJa disa vëzhgime që meritojnë të njihen. Për secilën gjini, përshkrimin e vet.

Nga pikëpamja strikte organike – femra nuk është e barabartë me mashkullin. Pesha, morfologjia, metabolizmi i veshkave dhe i mëlçisë, lëkundjet hormonale, gjithashtu faktorët e ndjeshmërisë ndikojnë mbi veprimin e një ilaçi. Si rrjedhojë gratë janë më të ekspozuara ndaj efekteve anësore, të padëshiruara të ilaçeve krahasuar me burrat. Një anketë e gjerë e kryer në 2005-n mbi efektin e aspirinës çoi në konkluzione të habitshme: nuk kishte cilësi të njëjta mbrojtëse sipas seksit, por sipas moshës së gruas. Tek gratë para moshës 65-vjeçare ulen rreziqet e sëmundjeve vaskulare-cerebrale (insultet, stroka-hemoragjia cerebrale), gjë që nuk ndodhte tek burrat: por nuk paraqiste interes për parandalimin e infarktit, veçse tek ato që kanë kaluar 65 vjeç. (Reader’s Digest Selection-2013). Shkencëtarët e dinë se metabolizmi i barnave nuk është i njëjtë si tek burrat dhe gratë: ekuilibri hormonal dhe veçoritë fiziologjike ndikojnë mbi mënyrën me të cilën organizmi depoziton dhe sintetizon barnat (ilaçet).

Po ashtu është përcaktuar se gratë e rikuperojnë më lehtë gjendjen pas një aksidenti vaskular cerebral si insult ishemik a hemoragji cerebrale – truri i tyre e di më mirë të vendosë – cicuitet (rrathet) neuronale të dëmtuar. Pabarazia e gjinisë paraqitet veç të tjerash në perceptimin e dhimbjes, si dhe në reagimin ndaj trajtimit me antalgjik (ilaçe kundër dhembjes) dhe për më tepër të dy sekset dhe për veten e tyre nuk kanë të njëjtin raport. Në kohën që gratë nuk hezitojnë të shkojnë tek mjeku; për profilaksi (parandalim), burrat kanë tendencë për të pritur më vonë, një stad më të avancuar të sëmundjes për t’u konsultuar, duke rritur kështu rrezikun për përfundim letal (për vdekje).

Statistikat tregojnë po ashtu se aksidentet dhe suicidet (vetëvrasjet), janë më të shpeshta tek meshkujt. Megjithatë, në praktikë, këto ndërveprime ndërmjet seksit u shpëtojnë shpesh postulateve të mjekësisë.

Po përsa i përket plakjes a vjen në të njëjtën mënyrë?

Shpresa për jetën e grave është më e lartë se e burrave, një numër patologjish të moshës si demenca senile, alcajmeri etiketohen si “sëmundje e grave”, por duhet të kemi parasysh se plakja nuk është i vetmi shkak këtu: studimet vendosin një lidhje të demencës me hormonet femërore estrogjeni. Të tjera studime kanë treguar se xxxxx ka një ulje të aftësive njohëse (cognitive) pas menopauzës, gjë që tregon se truri nuk plaket në të njëjtën mënyrë në të dy gjinitë.

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal