Burri i shtrirë në tokë pret ambulancën për 45 minuta

video

Një ngjarje ende e pasqaruar mirë ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në rrugën “Ferit Xhajko”, ku një burrë shfaqet i shtrirë në tokë dhe i mbuluar me gjak.
Nga raportimet e qytetarëve, shikohet se pranë personit të dëmtuar ndodhen forca të shumta policie, në pritje të mbërritjes së ambulancës.

Rruga “Ferrit Xhajko”, zona në afërsi të tregut të “Medresesë” në Tiranë, ndodhet shumë afër spitalit, ndërsa kalimtarët dhe të pranishmit në vendngjarje bëjnë me dije se iu janë dashur të presin e të shikojnë atë skenë të frikshme për plotë 45 minuta, deri sa erdhën bluzat e bardha dhe transportuan personin.

Qytetarë të shumtë kanë ofruar ndihmën e tyre për të transportuar në spital të dëmtuarin, por ka qenë policia ajo që i ka ndaluar dhe është vendosur në pritje të ambulancës.

Ende nuk dihet nëse burri është rrëzuar nga pakujdesia dhe si pasojë është dëmtuar në kokë, apo nëse bëhet fjalë për një aksident automobilistik. Ngjarja ngelet për t’u zbardhur në vijim, ndërsa në  videon e mëposhtme shfaqen momentet gjatë qëndrimit të burrit në tokë.

Videoja është postuar nga “Jeta osh qejf”. Kujdes, pamje të rënda!

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën