Buxheti i QSUT, 350 milionë lekë për onkologjinë

qsutFondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të kontaktojë dhënës privat të shërbimeve mjekësore për transplantet e mëlçisë dhe implantin koklear në fëmijët me probleme të uljes së dëgjimit, por edhe për të sëmurët që trajtohen me dializë. Qeveria miratoi ditën e djeshme vendimin për shpërndarjen e fondeve  për spitalet nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, që kap vlerën e 152 milionë dollarë.
Në pjesën më të madhe të saj, shtesa e buxhetit është akorduar për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas vendimit, 350 milionë lekë do të përdoren për përmirësimin e shërbimit të onkologjisë, 100 milionë lekë për blerjen e materialeve mjekësore për hemodinamikën dhe kardiokirurgjinë, 50 milionë lekë për materialet mjekësore për funksionimin e laboratorëve të qendrës spitalore, si dhe 70 milionë lekë për të siguruar mirëmbajtjen e aparaturës mjekësore në këtë qendër.
Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të ligjit “Për  sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, Fondit i lejohet të kontraktojë me dhënës privat të shërbimeve mjekësore. Ndërkohë që 250 milionë lekë do të përdoren nga Fondi për financimin e paketave të shërbimeve të transplanteve të mëlçisë dhe implantin koklear në fëmijët me probleme të uljes së dëgjimit. Gjithashtu, fondi prej 102.497 milionë lekë është lënë si rezervë e pashpërndarë për financimin e numrit gjithnjë në rritje të të sëmurëve që trajtohen me dializë./ATSH

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Prediabeti, çfarë duhet të bëjë pacienti? Flet endokrinologia Bariola Duro
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit