Buxheti për shëndetësinë në 10 vitet e fundit, 82% për Tiranën, jashtë vemendjes rrethet

I gjithë investimi i buxhetit në shëndetësi është i përqendruar në Tiranë, jo pak por 82% e totalit të buxhetit. Pjesa tjetër e qyteteve përfitojnë në mënyrë sporadike investime publike, të cilat kryesisht janë investime në rikonstruksione ndërtesash.

Kjo është një ndër të dhënat e publikuar nga raporti i shoqatës “Together For Life”, në Raportin e mbështetu nga NDI “Mbi investimet Publike në Shëndetësi”. Ndërkohë, mesatarisht 2-2.4% e fondit total të investimeve publike 2014-2024 alokohet në qytetet Elbasan, Vlorë, Shkodër, Sarandë, Lezhë dhe Berat.

Pjesa tjetër e investimeve publike është e shpërndarë në pjesën tjetër të qyteteve të Shqipërisë, me një fond minimal prej 1% e totalit të fondit të investimeve publike të marrë në analizë, dhe kjo shpërndarje është kryesisht mbi baza vjetore, për shembull Devolli ka marrë investime publike në shëndetësi vetëm në vitin 2017 ose Hasi vetëm në vitin 2016 dhe 2020.

Ndërkohë, referuar dokumentit të strategjisë kombëtare të shëndetësisë 2021-2030, sikurse përmendet në të, nuk ka një plan investimesh publike për sektorin e përfshirë në të, duke na bërë të pamundur të analizojmë se mbi çfarë bazash është bërë planifikimi i investimeve publike për periudhën 2021-2024 e rrjedhimisht për vitet pasuese. Ndërkohë, referuar dokumentit të mëparshëm 2015-2020, në mënyrë sporadike gjen në brendi të dokumentit dhe në planin e veprimit disa projekte investimesh publike.

Nga analiza që i është bërë arritjeve të strategjisë 2015-2020, në dokumentin e strategjisë 2021-2030 flitet vetëm për projektin e 300 qendrave shëndetësore, pa u ndaluar në zbatimin e projekteve të tjera të planifikuara e jo më në analiza të detajuara të eficiencës së tyre.

Postime të ngjashme

Përleshja me policinë, një protestues mbetet i lënduar në kokë. Mjekët i japin ndihmën e parë
Protesta në Lezhë, lëndohen nga gurët një grua dhe një vajzë, dërgohen në spital
CNN: Prindërit po shtyjnë gjithnjë e më shumë vaksinimin e fëmijëve, trend po aq shqetësues sa refuzimi i vaksinave
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet