Kryefaqja Box 4 Çaj dafine me mjaltë: Ja përfitimet shëndetësore që merrni

Çaj dafine me mjaltë: Ja përfitimet shëndetësore që merrni

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Çaji i dafinës është përdorur gjithmonë për të lehtësuar kollën dhë të ftohurën, por përveç këtyre në këtë postim do t’ju tregojmë përfitimet e tjera shëndetësore që merrni nëse konsumoni çaj dafine çdo ditë.

Mjaftojnë disa gjethe dafine, një shkop kanelle (nëse dëshironi) dhe mjaltë për të përfituar çajin.

Ja përfitimet shëndetësore që merrni:

Përmirëson tretjen: Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup. Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.

 

Ilaç kundër inflamacionit: Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm. Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.

 

Përmirëson shëndetin e zemrës: Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës. Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.

 

Përmirëson problemet me kollën dhe frymëmarrjen: Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Gratë shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.

 

Përmirëson shëndetin e flokëve: Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.

Parandalon diabetin: Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike.

 

Përmirëson ankthin dhe stresin: Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues. Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm. Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.

 

Burimi: HEALTH

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here