Përgatiti: Ilma Lamçe
Çaji mbetet ilaçi kryesor për të gjithë. Sa herë sëmuremi, mendojmë se antibiotikët janë ilaçi më i mirë, por ku ka ilaç më të mirë se çaji. Në artikullin më poshtë Gazeta Shendeti sjell disa lloje të çajrave të cilat janë një antibiotik i vërtetë.
– Çaji i malit
Çaji i malit është një bimë e egër, që rritet në lindje të Mesdheut, veçanërisht në Ballkan. Të huajt e dëshirojnë shumë çajin tonë të malit, ndërsa shqiptarë janë mësuar me të dhe drejtohen shpesh ndaj çajrave të botës.
-Çaji i mentes
Ky çaj lehtëson dhimbjet dhe problemet e ndryshme të stomakut dhe ndihmon procesin e tretjes. Lehtëson të përzierat dhe çrregullimet e spazmave, forcon sistemin imunitar ndaj gripit dhe lehtëson problemet në frymëmarrje.
Eliminon aromën e keqe të gojës dhe ndihmon në ekuilibrimin e oreksit.
-Çaji i xhenxhefilit
Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Një kupë çaji para udhëtimit, parandalon të përzierat nëse ju zë makina. Përmirëson performancën e stomakut në tretje dhe kuron problemet e ndryshme në sistemin e frymëmarrjes, duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme. Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe lehtëson dhimbjet e ciklit menstrual dhe qetëson muskujt.
-Çaji Jeshil
Përbërësit e çajit të gjelbër përmirësojnë funksionin e trurit dhe rrisin nivelin e djegies së yndyrave, duke përmirësuar performancën fizike. Në moshë të thyer, çaji i gjelbër ul riskun e Alcajmerit dhe Parkinsonit. Çaji i gjelbër vret bakteret duke ndihmuar në shëndetin e dhëmbëve dhe uljen e riskut për infeksione./ Shendeti.com.al

