Çaji, ndikimi në përmirësimin e shëndetit të kockave

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Në ditët e sotme, njerëz në gjithë botën e shijojnë çajin për shijen që ka por edhe për efektet pozitive që ka në shëndet. Studimet kanë treguar se çaji mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të njeriut si atë kardivaskular, tensionin e gjakut, tretjen etj. Por me zgjerimin e këtyre studimeve për çajin, është zbuluar se ai ndikon dhe në shëndetin e kockave.

Komponentët bioaktivë të çajit janë lidhur me rritjen e densitetit mineral në kocka dhe reduktim të rrezikut për fraktura në kocka.

Çaji i kamomilit

Çaji i kamomilit është përdorur gjithmonë si një çaj qetësues, sidomos para gjumit, për një gjumë sa më të mirë. Por zbulimet tregojnë se ai është i mirë dhe për shëndetin e kockave.

Kamomili përmban apigeninë, një flavonoid që ka efekt qetësues dhe kundra stresit.  Gjithashtu ky flavonoid kontrollon nivelet e kortizolit, duke mbrojtur kështu kockat nga efektet dëmtuese të hormonit  të stresit.

Çaji jeshil

Konsumimi i çajit jeshil në një mënyrë të moderuar mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme për kockat. Një studimi 2009 zbuloi se 3 komponentë të çajit jeshil, epigallocatechin (EGC), gallocatechin (GC), dhe gallocatechin gallate (GCG),  ndikojnë në osteoblaste (qelizat ndërtuese të kockës). EGC, në veçanti, ndihmon zhvillimin e kockave duke rritur një enzimë kyç dhe duke frenuar osteoklastet (qeliza që shkatërrojnë kockat). Çaji jeshil ndikon gjithashtu në reduktimin e e dhimbjeve dhe inflamacionit nga artriti rheumatoid.

Çaji i bardhë

Çaji i bardhë përmabn nivele të konsiderueshme antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në luftimin e osteoporozës. Antioksidantët parandalojnë dëmtimin aksidativ të kockës, duke ulur kështu efektet e plakjes dhe rigjallëruar kockat.

Çaji i zi

Çaji i zi ndihmon në reduktimin e inflamacionit në trup. Kjo i atribuohet një polifenoli të gjendur në çajin e zi, theaflavins. Ulja e inflamacionit në trup përkthehet me densitet më të lartë të kockave, gjë që ul gjasat për osteoporozë dhe fraktura në kocka.

Burimi: Save Institute

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?