Nëse keni menduar se çaji është vetëm për t’u pirë, mendojeni përsëri. Provoni një “botë” krejtësisht të ndryshme gatimi dhe mbi të gjitha shumë të shëndetshme, për shkak të antioksidantëve që përmban çaji. Ja disa mënyra gatimi me çaj:
Zëvëndësojeni me ujin: nëse doni të gatuani gjellë më patate apo perime, makarona, oriz, drithëra etj, shtoni në vend të ujit çaj kamomili apo bliri, sigurisht pa sheqer.
Zëvëndësojeni me qumështin: nëse doni të bëni ëmbëlsira të ndryshme me qumësht, në vend të tij vendosni çaj livandoje apo kamomili. Ëmbëlsira do të dalë me më pak kalori dhe shumë e shijshme.
Zëvëndësojeni me gjalpin:nëse doni të bëni biskota, kek apo ushqime të tjera të pjekura, grini disa gjethe levande ose bliri dhe hidhini në brumë në vend të gjalpit. Brumi do të vijë më shpejt dhe do të jetë më i shëndetshëm.
Zbusin mishin: çaji i zi, i bardhë dhe i kamomilit zbusin shijen e rëndë të mishit. Para se të gatuani mishin, futeni atë në një enë me çaj dhe më pas gatuajeni sipas dëshirës.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


