Çdo fëmijë është i veçantë, çdo prind është i ndryshëm

Xhon Medina, biolog amerikan

Çdo tru, në kuptimin e mirëfilltë, është i ndërlidhur ndryshe. Dy fëmijë nuk mund të reagojnë në mënyrë identike ndaj së njëjtës situatë. Pra, nuk mund të kemi familjakëshilla prindërimi që u shkojnë për shtat të gjithëve. Për shkak të këtij individualiteti, unë ju bëj thirrje që të arrini të njihni fëmijët tuaj. Kjo nënkupton të kaloni shumë kohë me ta. Duke e ditur si sillen dhe sesi sjelljet e tyre ndryshojne në kohë, është e vetmja mënyrë për të zbuluar se çfarë do të funksionojë dhe çfarë jo në rritjen e tyre.

Nga perspektiva e një studiuesi, vullneti i trurit për t’u përgjigjur ndaj mjedisit të jashtëm është vërtet irritues. Ndërlikimi individual çrregullohet nga ndryshimet kulturore, plotësuar edhe në sistemin e vet të vlerave. Dhe, së fundi, familjet e varfra kanë probleme krejt të ndryshme nga ato të klasave të mesme e të larta (varfëria mund të ndikojë në koeficientin e inteligjencës, së pari). Prandaj nuk bën habi që studimi i këtyre çështjeve është kaq i vështirë.

***

Fëmijët e rritur në shtëpi me të dy prindërit përballen jo me një stil prindërimi, po me dy. Mamaja dhe babi shpesh kanë përparësi të ndryshme në prindërim, një burim konflikti i madh ky në disa marrëdhënie. Kombinimi i dy stileve e udhëheq fëmijën. Ja, një shembull:

Më ngrihen nervat kur shoh tim vëlla dhe kunatën me fëmijët e tyre. Ajo drejton me raste, që nga divani. Kështu që ai e mbikompeson duke u bërtitur për GJITHÇKA. Nga një perspektivë e jashtme, duket sikur fëmijët nuk sillen mirë ngaqë NUK e kanë idenë se cilat janë rregullat, thjesht e dinë se sidoqoftë do të futen në telashe, prandaj nuk e vrasin mendjen të gjejnë sjelljen e duhur.

Dy stile, pra. Kjo tregon se lypset 100% bashkëpunim midis babit dhe mamasë rreth mënyrës sesi duhen rritur fëmijët. Kjo, pa dyshim, është e pamundur. Fëmijët e edukuar në një shtëpi me dy prindër do të jenë gjithmonë një problem hibrid. Rasti e sjell që fëmijët t’ua kthejnë fjalën prindërve dhe kjo do të ndikojë në sjelljen e prindërimit në të ardhmen.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim