Ç’duhet bërë kur dyshohet se fëmija mund të jetë helmuar?

Artan Haruni, neuropediatër

Problemi i parë që lind para mjekut pasi ka dyshuar për helmim, është gjetja e lëndës që e ka shkaktuar. Duhen bërë përpjekje të mëdha për të nxjerrë nga prindërit ose persona të tjerë që e rrethojnë, se çfarë ka marrë fëmija. Shpesh kjo është shumë e vështirë, e lidhur me nivelin kulturor të prindërve, nga organizimi i jetës në familje, njohjes së sendeve që përdoren, sistemimin e tyre brenda shtëpisë etj.

femije i semureNë anamnezë duhet të këmbëngulet për kohën e marrjes së lëndës helmuese, mundësisht sasinë e marrë, kohëzgjatjen e kontaktit me helmin, shfaqjet e para klinike, të cilat si rregull fillojnë menjëherë te një fëmijë krejtësisht i shëndoshë, si dhe ndihma e dhënë. Zakonisht, helmimet janë akute me disa përjashtime ku helmimi si ai me plumb, do një kohë të gjatë të shfaqet.

Cilat janë shenjat e para që tregojnë se diçka nuk shkon me fëmijën, shenjat që tregojnë që fëmija mund të jetë helmuar?

Shenjat e para që tërheqin vëmendjen janë të vjellat, diarreja, ndjesia e një ere të veçantë, ndryshimet e papritura të sjelljes, të pasuara nga konvulsionet ose koma. Disa helmime kanë shenja karakteristike, por zakonisht shenjat janë të përgjithshme e që nuk ndihmojnë shumë në diagnozë.

Ku konsiston ekzaminimi klinik në këto raste?

Ekzaminimi klinik duhet të bëhet sa më shpejt për të dhënë mundësinë e fillimit të përshtatshëm në një kohë të shkurtër. Të bëhet vlerësimi i lëkurës, funksioni i aparatit të frymëmarrjes, atij kardiovaskular, digjestiv, diereza, ndryshimi i ngjyrës së urinës, shenjat nga sistemi nervor qendror, si: ndërgjegjja, tonusi i muskujve, drejtpeshimi, pupila, reflekset, temperatura etj.

Asnjëherë të mos jemi robër të laboratorit. Ai ka vlera të pakrahasueshme, por kostoja e shkurtër që kemi në dispozicion nuk na lejon pritjen e përgjigjes. Shpesh, përfundimi i kërkuar mund të mos jetë pozitiv, materiali për ekzaminim është marrë me nxitim ose është i pamjaftueshëm.

Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të merren materialet për ekzaminim toksikologjik për përcaktimin e lëndës së marrë dhe ekzaminimi klinik-biokimik, si drejtpeshimi acido-bazik, elektrolitet, glicemia, azotemia, funksioni i mëlçisë, EKG etj.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë