Elton Peci, gjinekolog
Çfarë duhet pasur parasysh për depilimin në shtatzëni
Brisku, dylli i ftohtë janë metoda të sigurta në shtatzëni.- Sipas disa specialistëve, brisku është zgjedhja më e mirë në shtatzëni sepse thjesht këput qimen dhe nuk ndërhyn në brendësinë e lëkurës.
- Dylli i ftohtë lejohet në shtatzëni.
- Dylli i nxehtë kundërindikohet në shtatzëni, sepse mund të dëmtojë kapilarët e gjakut të cilët janë më të zgjeruar në shtatzëni.
- Kremi dhe shkuma depilatore duhen evituar në shtatzëni. Këto produkte nuk janë direkt të dëmshme për fetusin, por duke qenë se janë me bazë lëndësh kimike, mund të japin irritim të lëkurës, e cila është shumë e ndjeshme në shtatzëni.
- Makinat depilatore elektrike lejohen në shtatzëni.


