Ç’duhet të bëjmë kur kemi marramendje

Na merren mendtë kur kemi ndjesinë iluzore të zhvendosjes së trupit tonë në raport me mjedisin rrethues ose të zhvendosjes së këtyre objekteve kur trupi ynë qëndron në vend. Marramendja paraqitet në forma me intensitet të ndryshëm.

Tired businessmanNjë krizë e izoluar marramendjeje nuk është kurrë diçka e rëndë, për arsye të shumicës së shkaqeve që mund ta provokojnë atë edhe për shkaqe banale. Megjithatë, është e rëndësishme të evitojmë pasojat që mund të vijnë nga një humbje e papritur e ekuilibrit, me rënie përtokë. Ja se ç’duhet bërë në rastin e marramendjes së izoluar.

  • Kudo që të gjendeni, në shtëpi ose në rrugë, në një dyqan apo vend publik, mos kini turp, por uluni menjëherë përtokë. Është e vetmja mënyrë për të mos rënë dhe për të mos u vrarë. Kriza mund të kalojë shpejt, pas pak minutash, megjithatë, kur je vetëm, merr ndonjë njeri të të shoqërojë se mund të përsëritet.
  • Sapo të shkoni në shtëpi, shtrihuni në shtrat, në një dhomë gjysmë të errët dhe të heshtur. Kthehuni në anën që e ndien veten më të qetë (në përgjithësi marramendja është më intensive vetëm në njërin krah), dhe merr barna qetësuese me bazë beladonë apo antropinë. Natyrisht mos pini duhan, alkool, kafe apo çaj të fortë. Mos hani.
  • Nëse marramendja nuk pushon, drejtojuni mjekut që do të bëjë analiza dhe matje të ndryshme, për një kohë të gjatë ose të shkurtër. Nëse është e nevojshme të bëhen dhe radiografitë dhe analizat e specializuara./Pier Gildo Bianchi

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Shenja paralajmëruese që mund të tregojnë se diçka nuk po shkon mirë me funksionin e mëlçisë
Kura befasuese për migrenën, pa efekte anësore
Si të 'luftojmë' zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar
TFL publikon raportin “NGACMIMI SEKSUAL NE VENDIN E PUNËS, 2023”
Njihet si organ thelbësor për qindra procese të trupit, çfarë ndodh me mëlçinë tuaj nëse ndaloni së piri alkool
Si të mbroni mëlçinë nga diabeti? – Hapat e nevojshme
Si ndikon alkooli në shëndetin e mëlçisë, problemet shëndetësore që ju shfaqen! Ja çfarë këshillohet