Ç’duhet të bëni kur fëmija shoqërohet me njerëz që nuk i pëlqeni

adoleshent 1Nëse e keni vënë re që grupi shoqëror i fëmijës suaj adoleshent nuk është ai që preferoni? A duhet ta neglizhoni këtë fakt apo të bëni diçka?

Zgjidhja juaj

Fëmijët në këtë periudhë mund të veshin rroba të çuditshme, të bëjnë tatuazhe apo pirsing, por kjo nuk do të thotë që këta fëmijë nuk janë të mirë apo nuk ju duan. Ata ndoshta thjesht po kopjojnë sjellje të caktuara nga bashkëmoshatarët e tyre. Kështu që bëni kujdes kur kritikoni shokët e tyre, pasi në këtë moshë ata janë aq të lidhur me shoqërinë, sa mund t’i marrin për ters çdo gjë që thoni.

Nga ana tjetër, nëse ju e dini se fëmija juaj shoqërohet me fëmijë problematikë që konsumojnë drogë apo alkool, këtu puna bëhet edhe më e vështirë. Ndoshta nuk do ta keni të pamundur që ta shkëpusni nga grupi me të cilin ai shoqërohet, por mund të bisedoni me të e ta mbani vazhdimisht nën kontroll. E mira në këtë rast është edhe kërkimi i ndihmës tek psikologu.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni