Ç’duhet të dimë për kërcitjet e gishtave

Kërcitja e gishtave mund të rrisë rrezikun për tu prekur nga artriti. Studiuesit thonë se forca që ushtrohet për të realizuar kërcitjen është e mjaftueshme për të shkaktuar dëme.

Kjo teori vjen nga studiuesit kanadezë të cilët vendosën skanera në brendësi të gishtave për të parë çfarë ndodh me to teksa kërciten. Ajo që ndodh është se 2 kockat ngjitur me njëra-tjetrën në momentin e kërcitjes krijojnë një zgavër, një flluskë, një vakum, prandaj dëgjohet zhurma.

ArtritiSkaneri tregoi gjithashtu një dritë të bardhë përpara se të dëgjohej zhurma. U zhvillua një hulumtim i mëtejshëm në lidhje me shfaqjen e dritës të bardhë, si dhe me faktin sepse zhurma që krijohet nga kërcitja e gishtave është aq e madhe.

Edhe pse ky fenomen ka 100 vjet që studiohet, hulumtimet e kohëve të fundit kanë treguar se plasja e flluskës të krijuar është ajo që lëshon zhurmë.

Sipas studimeve burrat janë më shumë të prirur se gratë për të kërcitur gishtat.

Pavarësisht teorive se ky fenomen është shkaktar i artritit,  ende nuk është provuar shkencërisht.

Zakoni i kërcitjes së gishtave është shumë i bezdisshëm për dëgjuesit./BBC

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit