Ç’duhet të hamë për të luftuar problemet e zemrës

Asnjë ushqim apo infuzion nuk mund ta shërojë infarktin kardiak. Por është po aq e vërtetë se një mënyrë ushqyerje e shëndetshme që në fëmijëri, bën që të ulet mundësia e sëmundjeve të zemrës (kardiovaskulare) në moshat e rritura.

fishiDieta mesdhetare është e përsosur për të mbrojtur zemrën tonë duke i kushtuar kujdes të veçantë: peshkut të detit (i pasur me Omega 3, acid mbrojtës i zemrës), domateve të freskëta, limonëve, grurit, vajit të ullirit, lëpietës, hudhrës, dhe kripës.

Përdorimi i hudhrës, qepës, preshit, shumë të pasura me antibiotikë natyralë, është veçanërisht i rëndësishëm tek personat me rrezik kardiak. Në fakt, është vërejtur se infarkti kardiak godet koronat e dëmtuara në rastet e sëmundjeve, si: bajamet apo patologji të tjera inflamatore, mikrobet e zakonshme patogjene hyjnë në qarkullim duke goditur arteriet e dëmtuara.

Në këto raste hudhra dhe qepa me “pushtetin” e tyre të madh dezinfektues arrijnë të parandalojnë infeksionin e pllakës koronare.

Parandalimi më i mirë që mund t’i bëhet sëmundjeve kardiake, është gjithashtu një aktivitet fizik i rregullt (janë të mjaftueshme 20 minuta shëtitje në ditë) edhe eliminimi tërësor i duhanit. Ciro Vestita, dietolog italian

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur