Çelësat për ushqim më të sigurt e të pastër

  1. Mbani pastërti

Pse? Edhe pse shumica e mikroorganizmave nuk shkaktojnë sëmundje, në tokë, ujë, kafshë dhe njerëz gjenden plot mikroorganizma të rrezikshëm.

Këta mikroorganizma qëndrojnë në duar, lecka fshirëse dhe enë kuzhine, veçanërisht në sipërfaqet e përdorura për prerje. Kontakti më i vogël me to, mund t’i transferojë mikroorganizmat në ushqime dhe të shkaktojë sëmundje me origjinë nga ushqimet.

  • laj duart kartonLani duart para përgatitjes së ushqimit dhe sa më shpesh gjatë përgatitjes së tij
  • Lani dhe dezinfektoni të gjitha sipërfaqet dhe pajisjet e përdorura për përgatitjen e ushqimit
  • Lani duart pasi të dilni nga tualeti
  • Mbroni kuzhinën nga insekte e kafshë të ndryshme
  1. Veçoni ushqimet e gatuara nga ato të pagatuara

Pse? Ushqimet e pagatuara, veçanërisht mishi i kuq, mishi i shpendëve, prodhimet e detit, si dhe lëngjet e tyre mund të përmbajnë mikroorganizma të dëmshëm të cilët mund të barten në ushqime të tjera gjatë gatimit dhe ruajtjes së tyre.

  • Veçoni mishrat e pagatuara (mishin e kuq, mishin e shpendëve dhe prodhimet e detit) nga ushqimet e tjera.
  • Përdorni pajisje dhe enë të veçanta (thika apo sipërfaqe për prerje), për trajtimin e ushqimeve të pagatuara
  • Ruani ushqimet në enë të veçanta për të shmangur kontaktin midis ushqimeve të gatuara prej atyre të pagatuara
  1. Gatuani mirë

Pse?

Gatimi i përshtatshëm shkatërron pothuajse të gjithë mikroorganizmat e rrezikshëm. Studimet kanë treguar që gatimi i ushqimit në temperaturë 70°C gatimgaranton sigurinë e tij për konsum. Tek ushqimet që kërkojnë vëmendje të veçantë përfshihen mishi i grirë, rosto, kockat dhe të gjitha shpendët.

  • Gatuani ushqimin mirë, veçanërisht mishin e kuq, mishin e shpendëve, vezët dhe prodhimet e detit
  • Zieni ushqimet e tilla si supa, gjellërat etj, duke siguruar që të arrijnë temperaturën 70°C. Në rastin e mishit të kuq dhe mishit të shpendëve, sigurohuni që lëngu të jetë pa ngjyrë, jo rozë. Në rastin më të mirë përdorni termometrin
  • Ngrohni përsëri dhe mirë ushqimet e gatuara më parë
  1. Mbani ushqimet në temperatura të sigurta

Pse? Mikroorganizmat mund tw shumohen me shpejtësi nëse ushqimet mbahen në temperaturën e dhomës. Nëse ushqimet mbahen në temperatura nën 5°C ose mbi 60°C, shumimi i mikroorganizmave ngadalësohet apo ndalohet.

Gjithsesi, disa mikroorganizma të rrezikshëm, shumohen edhe në temperatura nën 5°C.

  • Mos i lini ushqimet e gatuara në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë
  • Futini menjeherë në frigorifer të gjitha ushqimet e gatuara apo ato që prishen shpejt (preferohen temperatura nën 5°C)
  • Përpara servirjes, ngrohini ushqimet e gatuara në më shumë se 60°C
  • Edhe në rastin e frigoriferit mos i mbani gjatë ushqimet pa i konsumuar
  • Mos i lini të shkrijnë ushqimet e ngrira në temperaturën e dhomës
  1. Përdorni për gatim ujë dhe përbërës bazë të pastër

Pse? Përbërësit bazë të ushqimeve, përfshirë ujin dhe akullin, mund të jenë të ndotur me mikroorganizma dhe substanca të rrezikshme.

Substancat helmuese mund të formohen në ushqimet e prishura dhe të mykura. Kujdesi në zgjedhjen e përbërësve bazë dhe masat e thjeshta të tilla si, larja dhe apo qërimi i lëkurës, kufizojnë rrezikun.

  • Përdorni ujë të pastër ose ziejeni për ta bërë të pastër
  • Zgjidhni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme
  • Zgjidhni ushqime të përpunuara nga ana e sigurisë, si p.sh qumësht të pasterizuar
  • Lajini frutat dhe perimet, veçanërisht nëse do të konsumohen të freskëta
  • Mos i përdorni ushqimet pas datës së skadencës

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë