Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Çelet konkursi i fotografisë “Vështroje”

Çelet konkursi i fotografisë “Vështroje”

0
Shpërndaje

Për të katërtin vit radhazi, shoqata “Together for Life” i bashkohet fushatës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila  njihet tashmë shkurtimisht edhe si fushata portokalli, për shkak të ngjyrës simbol të saj. Kjo fushatë shtrihet në të gjithë botën dhe mbështetet edhe nga qeveritë e shumë shteteve përmes aktiviteteve të përmuajshme që shtrihen përgjatë një viti.

Këtë vit, shoqata “Together for Life” në kuadër të kësaj fushate, organizon konkursin kombëtar “Vështroje” –“Look at her” që synon të sjellë gruan dhe vajzën shqiptare në fokusin e vëmendjes dhe perceptimit  të të rinjve shqiptarë të apasionuar pas fotografisë. Konkursi iu drejtohet të rinjve të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale të Shqipërisë, por çdo i ri ose e re nën 25 vjeç është i ftuar të marrë pjesë.

Konkursi do të prezantohet përgjatë verës dhe fillimit të vjeshtës në 5 qytete të Shqipërisë të cilat janë: Kuçova, Tirana, Lezha, Shkodra dhe Mirdita duke organizuar takime komunitare në çdo datë 25 të çdo muaji, duke filluar nga muaji maj.  Pas një përzgjedhjeje paraprake nga një juri profesionistësh,  fotografitë më të mira do të paraqiten në një ekspozitë e cila do të çelet më datë 10 dhjetor 2017, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, në Tiranë. Tre fotografitë më të mira do të vlerësohen me çmime.

Stafi i shoqatës “Together for Life” fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare të bëhen pjesë e kësaj fushate të madhe fotografike për të vendosur në sytë e opinionit shoqëror jetët e panjohura dhe të pazëshme të grave, motrave, nënave e vajzave tona, aty ku ato banojnë, vuajnë, lumturohen, dështojnë, ngrenë ëndrrat dhe shpresat e tyre.

Të interesuarit mund të dërgojnë fotografitë në adresën zyrtare të shoqatës “Together for Life”: info@togetherforlife.org.al, së bashku me emërtimin e fotografisë dhe një përshkrim të parametrave teknike të saj (për individë që kanë njohuri për teknikat fotografike) ose të llojit të aparatit telefonik me të cilin është kryer fotografia.

Për informacion të përditësuar rreth këtij konkursi, ju lutem ndiqni  faqen zyrtare të shoqatës:  www.togetherforlife.org.al  dhe facebook: Shoqata “Together for Life”./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here