Çeliku: “Politika po shkatërron mjekësinë. Të protestojmë!”

Mjekët nuk ndalen. Ata kanë filluar të ngrenë zërin dhe të kërkojnë atë që u takon me të drejtë, respektim i figurës dhe punës së tyre.  Duke pretenduar se po qeverisen nga politikanë që ua duan të mirën as atyre, as shëndetësië, as njerëzve ata kanë reaguar jo pak nëpër gazeta, televizione, apo rrjete sociale. Silvana Çeliku, kirurge onkogjinekologe, shpreh acarimin e saj nëpërmjet një doktor 1statusi në “Facebook” duke u shprehur se kupa tashmë është mbushur. Ajo u bën thirrje kolëgëve të saj të ngrihen e të shpëtojnë mjekësinë prej atyre që duan ta çojnë drejt shkatërrimit.

“Të nderuar mjekë!

Kupa po mbushet. Pushtetarë të papërgjegjshëm e hajdutë me çizme futin për ditë duart e tyre në xhepat e popullit, filmohen në dritën e diellit e asnjë gjemb nuk u hyn në këmbë. Justifikimi nuk është ashtu siç duket. Ndërsa nga ana tjetër arrestohen mjekë për 1000 lekë me justifikimin: “E luftuam korrupsionin”. E turpshme e tmerrshme e paimagjinueshme e pallogjikshme e padëgjuar në asnjë vend të botës. Ku po e çojnë shëndetësinë këta politikanë? Drejt shkatërrimit të sigurt. Mjerë kush do të vijë në strukturat shtetërore. Onkologjinë duan ta shkatërrojnë, kirurgjitë me traditë kaq vjeçare duan ti bashkojnë dhe ne heshtim. Na vrasin e na poshtërojnë dhe ne prapë heshtim. Deri kur? Ne jemi maja e piramidës, ne jemi ajka e shoqërisë, ne jemi intelektualët e vërtetë ndaj ka ardhur koha të reagojmë, të protestojmë. Boll u qeverisëm nga mediokër me xhepa plot që interesin e tyre e vënë mbi çdo gjë. Kemi 25 vjet që i suportojmë. Ka ardhur koha të na supotojnë e të na dëgjojne ata ne. Ejani të organizohemi e të protestojmë me të gjitha mjetet demokratike”./ D.C.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak