Celulari nxit agresivitetin tek fëmijët

Rritja e agresivitetit, ndrydhja e emocioneve, dëshira për të qenë i vetmuar janë disa nga pasojat që po hasen shpesh tek fëmijët si pasojë e përdorimit të celularëve dhe të videolojërave. Për gazetën “Shëndet+”, psikologia Besjona Dedej shprehet se prindërit duhet të kontrollojnë fëmijët e tyre për kohën që këta të fundit i kushtojnë këtyre aparaturave. Sipas saj, fëmijët duhet të kenë sa më shumë aktivitete fizike bashkë me moshatarët e tyre në mënyrë që e gjithë energjia e tyre dhe emocionet të shfaqet fizikisht, dhe jo në mënyrë virtuale.

Besjona Dedej

Psikologia Besjona Dedej

Sa dhe si ndikon celulari dhe rrjetet sociale tek sjellja e fëmijëve?

Vitet e fundit është vënë re që numri i fëmijëve që përdorin celularë është rritur. Pa dyshim që si mjet teknologjie, ai është ndikues në jetën e tyre. Është ndikues në aktivitetin që ata kryejnë, në kohën e tyre të lirë, në qasjen që kanë ndaj mësimeve etj. Pra ndikimi i tyre është tepër i madh. Madje, duke u përmirësuar mjetet e teknologjisë dhe lidhja e fortë mes tyre është rritur më tepër. Tashmë nuk kemi vetëm celularë, por edhe kompjuter apo lojëra, të cilat ndikuar nga komercialiteti kanë prekur dhe kanë formësuar sjelljen e fëmijëve.

Është vërtetuar se celularët dhe video lojëra nxisin dhunën tek fëmijët…

Në fakt, kur fëmijët luajnë fizikisht me të tjerë, ata të gjithë emocionin që i shkakton konkurrenca e lojës  apo dhe ndjenja e fitores e shfaqin gjatë aktivitetit. Por nëse fëmija luan virtualisht, pra në internet, nuk ka një kanal për të shkarkuar këto emocione dhe në këtë mënyrë i gjithë agresiviteti qëndron brenda tij. Kjo sjellje mund të jetë  izolim apo agresivitet ndaj të tjerëve. Kjo është diferenca mes lojës fizike dhe asaj virtuale.

A ka bërë që përdorimi masiv i celularëve apo i rrjeteve sociale të ndrydhë komunikimin me shoqërinë e tyre?

Kur invididi luan me një aparat, normalisht që komunikim verbal dhe emocionet janë të reduktuara. Në mënyrë që ai luan drejtpërdrejt me të tjerë Femijet celulareemocionet artikulohen dhe shprehen verbalisht. Nuk e di sa e thjeshtë është të artikulosh emocionet e tua përpara celularit apo kompjuterit. Kjo e vështirëson komunikimin e emocioneve pasi ato mbeten të paartikuluara dhe kjo është pjesa e dhunës, pra ndjenjat e pashprehura ndaj të tjerëve.

A ndikon në marrëdhënie me prindërit?

Po. Ndikon në marrëdhëniet me prindërit, me moshatarët apo dhe me më të rriturit. Një individ që nuk është i aftë të artikulojë ndjenjat që po përjeton, është një invidivid në konflikt brenda vetes së tij. Kjo është më problematike sidomos në adoleshencë ku grindjet me prindërit fillojnë të rriten për shkak të moshës dhe të perceptimit të shoqërisë si më e rëndësishme sesa familja.

Kur duhet lejuar që një fëmijë të përdorë celular?

Faktikisht ne po jetojnë në një shoqëri të pasigurt dhe prindërit mendojnë se siguria e fëmijës është një aparat telefonik ku ata në mënyrë të vazhdueshme mund ta kontrollojnë. Në fakt kjo nuk e mohon faktin që prindërit qetësojnë ankthin e tyre duke folur me fëmijën. Megjithatë, nëse llogarisim dëmin që celularët shkaktojnë tek fëmijët, sidomos sofistikimn e tyre, mendoj që duhet të ketë një moshë të caktuar që fëmijët të përdorin celularë. E kuptoj që kjo mund të duket e vështirë, pasi po shkojnë larg aktualitetit. Shikoj fëmijë që kanë celularë të sofistikuar dhe që përdorin internetin dhe lojëra të ndryshme. Them që mosha 15-16-vjeçarë mund të jetë e përshtatshme për përdorim.

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet