Celuliti dhe rënia në peshë – lidhja që duhet ta dini

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Kur humbisni peshë, me siguri prisni që të zhduket (ose të paktën të duket më pak) edhe celuliti. Por, fatkeqësisht, nuk ndodh kështu.

Celuliti shfaqet kur fibrat e kolagjenit që  ngurtësojnë dhjamin në lëkurë, tendosen dhe çahen, duke iu dhënë mundësi qelizave të dhjamit të zgjerohen më shumë.

Çdokush mund të preket nga celuliti në një moment të jetës. Tek femrat sidomos është shumë i zakonshëm – studimet kanë treguar se 80-90% e femrave kanë celulit në një pjesë të trupit. Kjo pastaj varet nga disa faktorë, si gjenetika, mosha, trashësia e lëkurës, gjinia dhe masa dhjamore në trup.

Nuk ka rëndësi gjatësia apo pesha trupore, të gjithë njerëzit mund të kenë celulit.

Të biesh në peshë nuk do të thotë se do të shpëtosh menjëherë nga celuliti: kjo mund të arrihet nëse ndiqni një dietë të shëndetshme dhe stërviteni sa më shumë, kështu me kalimin e kohës mund të duket më pak celuliti.

Ekspertët rekomandojnë që të bëni stërvitje në intensitet të lartë, për të humbur masën dhjamore dhe për të tonifikuar muskujt. Duhet thënë se ka edhe një faktor gjenetik tek celuliti, që do të thotë se mund të mos eliminohet krejtësisht vetëm nëpërmjet stërvitjes.

“Ndryshe nga besimet tradicionale, celuliti nuk është problem i peshës”, tregon dermatologia Dendy Engelman,  nga Klinika e Dermatologjisë dhe Kozmetikës në Manhattan.

“Edhe njerëzit e dobët mund të kenë celulit, gjë që konsiderohet normale nga pikëpamja mjekësore”.

Burimi: Women’s Health / Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?