Çështja “Anagnosti”, babai ngre padi ndaj mjekëve ligjorë

Babai i Kostandina Anagnosti, 16-vjeçares që humbi jetën në rrethana misterioze në fshatin Metoq të Sarandës, ka vendosur të ngrejë padi kundër mjekëve ligjorë. Më 14 nëntor, vajza kishte hyrë nga Greqia për në Shqipëri, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botës, e pashoqëruar nga asnjëri prej prindërve, të divorcuar prej shumë kohësh.

kostandina anagnostiTaksisti Spiro Papa ka qenë personi, me të cilin Kostandina ka udhëtuar përgjatë gjithë rrugës, e më pas ka qëndruar pjesën më të madhe të kohës në Sarandë. Ajo ka fjetur një natë në fshatin Dërmish, te gjyshja e saj, të nesërmen ka kaluar disa minuta në Parukeri, e më pas i është nënshtruar një vizite te dentisti.

Gjithçka pas atij momenti mbetet mister, deri kur vajza u dërgua e pajetë në spitalin e qytetit nga taksisti Papa. Vdekja u konkludua se ishte natyrale dhe, pas dërgimit të trupit në Janinë, i ati kërkoi riekspertimin, pas dyshimeve të lindura se e bija mund të kishte vdekur si pasojë e një aborti.

Një grup ekspertësh nga Tirana, tashmë të paditur nga familjarët, arritën në përfundimin se vdekja kishte ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Ndërkohë, një tjetër version kanë dhënë mjekoligjorët e Janinës, të cilët kanë arritur në përfundimin se kampionët e dërguar nga Instituti Mjekoligjor shqiptar kanë qenë shumë të dëmtuar.

Pikërisht për këtë arsye, sipas kallëzimit të familjarëve, ekspertët grekë kanë kryer analizën e ADN-së, nga ku ka rezultuar se kampionët e gjakut janë të viktimës, ndërsa organet nuk i përkasin Kostandina Anagnostit./Top Channel

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë