Vitalitet dhe humor i mirë, me pak lëvizje, për sezonin e bukur pranverë-verë! Ja se cilat janë idetë më të mira të harmonisë së mendjes dhe trupit, me ardhjen e të nxehtit:
Lëkura e zbuluar
Me kthimin e sezonit të bukur, kemi nevojë që të nxjerrim lëkurën në dritë: e mbuluar për shkak të dimrit, epiderma ka “uri” për diell dhe oksigjen. Ndaj përgatiteni lëkurën tuaj në të mirë të saj nga vetë ju, me një skrab natyral. Do t’ju mjaftojnë përbërësit e thjeshtë të kuzhinës, të përshtatshëm edhe për lëkura “jotolerante”: mjaltë, kos, qumësht, arrë kokosi e integruar ose kripë dhe një lugë gjelle vaj ulliri. Ky do të jetë një trajtim përkëdhelës dhe i ëmbël për t’i dhënë jetë të re trupit tuaj, falë përbërësve aromatizues të aftë edhe për t’ju sjellë një humor të mirë. Fundja për këtë gjë kemi të gjithë nevojë, apo jo!
Etje për jetën
Temperaturat do të fillojnë të rriten dhe ne do të kemi më shumë etje. Trupi i përbërë nga rreth 70 për qind ujë, ka nevojë për lëngje. Sigurohuni që të hidratoheni me marrjen e duhur të ujit, por mos harroni se edhe frutat dhe perimet e papërpunuara, të pasura me minerale dhe vitamina, zëvendësojnë një burim të madh vitaliteti. Me të nxehtin e parë mund të ndieni nevojën për pije të freskëta: provoni t’i përgatisni vetë. Mund të rifreskoheni dhe në të njëjtën kohë të qëndroni në formë, falë disa recetave të thjeshta ku mund të bashkoni çajin e ftohtë dhe barërat aromatikë, si livando dhe mente, për t’i lënë në frigorifer dhe për t’i shërbyer pas me një fetë limoni apo me një luleshtrydhe.
Detoksi pranveror
Sezoni i pranveror na kujton se në shumë kultura tradicionale, pranvera është koha që i përkushtohet pastrimit të trupit, që përmes eliminimit të toksinave të akumuluara gjatë dimrit, ai ndriçohet dhe ripërtërihet. Pastroni mëlçinë me substanca të tretura, ashtu siç këshillohet nga mjekësia kineze. Kështu, nga mjekësia bimore mund të gjeni formula të ndryshme detoksifikimi me bazë karçiofi, dëllinje, të cilat mund t’i merrni si shtojca ose si çaje bimore. Përveç kësaj, përpiquni që në dietën tuaj të përditshme të përfshini edhe shparg dhe artiçokë, të çmuara për të çliruar organizmin nga toksinat.
Jepuni një të prerë flokëve
Hiqni majat e djegura të flokëve, me një prerje të vendosur dhe rinovojeni ngjyrën. Sot, ngjyrimi me ekstrakte bimore, të disponueshme nga mjekësia bimore, ju lejojnë që t’u jepni flokëve tuaj hije intensive pa shkaktuar dëme, për shkak të mungesës së amoniakut. Prerja e flokëve posedon një burim vlerash simbolike. Ndaj një prerje e ndryshme nga e zakonshmja, e konsultuar me parukerin e besuar, që do të dijë të vlerësojë fytyrën tuaj, është një mënyrë e vogël për t’u ndier më të pasura me energji dhe tërheqëse.
Pranvera në tryezë
Pas dimrit kemi dëshirë që të ndihemi më të lehtë, të shkathët dhe në formë të mirë. Për të luftuar ndjenjën e pagjumësisë, tipike për këtë periudhë, të paktën në drekë, gjeni mënyrën që të konsumoni një vakt të lehtë dhe të ushqyeshëm, që t’ju ndihmojë të fitoni lehtësinë pa qëndruar në dietë. Shmangni makaronat në favor të drithërave integrale, ato me elb ose oriz, që mund t’i përdorni në sallata të shijshme. Preferoni ushqime të papërpunuara, të gatuara në avull apo shumë pak të kaurdisura, por është e rëndësishme që çdo recetë ta ktheni në një pjatë të ngjyrosur me “shpirt të gjallë”, duke i shtuar pak farëra, të duhura për mirëqenien e organizmit, shumë perime krokante dhe erëza aromatike.



