Përshtati në shqip për Shëndeti Online dhe Gazeta Shëndet+: Blertina Koka
Jemi në atë periudhën e vitit kur çdokush duket se ka kollë. Dhe me siguri nuk doni që edhe fëmija juaj të ketë të njëjtin problem.
Por, çfarë mund të bëni nëse (ose kur) fëmija juaj ka një “kollë mbytëse” që shkakton vuajtje të tmerrshme dhe nuk e lë as të flejë gjumë?
Siç e dini, parandalimi është më i mirë se kurimi. Megjithatë, ndonjëherë, sado t’i mbani fëmijët ngrohtë në shtëpi dhe t’i ushqeni me fruta e perime, preken edhe ata nga ftohja apo gripi, shkruan Shëndeti Online.
NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) ka disa këshilla të thjeshta dhe shumë të dobishme se si mund të luftoni ftohjen dhe kollën mbytëse tek fëmijët.
Së pari, duhet të kërkoni kujdes mjekësor nëse:
- Fëmija ka pasur kollë më shumë se tre javë.
- Kolla fillon të shpeshtohet ose përkeqësohet më shumë.
- Nxjerr gjak kur kollitet ose ka probleme me frymëmarrjen apo dhimbje në gjoks.
- Shfaq edhe simptoma të tjera, si rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme, ndryshim të zërit dhe ënjtje në qafë.
Nëse ka një kollë të lehtë, dhe nuk i shfaq simptomat e mësipërme, duhet të bëni këto gjëra:
- Të siguroheni që fëmija po merr pushimin e duhur.
- T’i jepni sa më shumë ujë dhe lëngje.
- Ilaçet si paracetamoli apo ibuprofeni duhet të merren me rekomandimin e mjekut. Ai përcakton edhe dozën e saktë sipas moshës së fëmijës.
- Në këtë rast NHS rekomandon më shumë kurat natyrale të përgatitura në shtëpi dhe përpiquni të shmangni përdorimin e ilaçeve për fëmijët. (Lexoni- Ushqimet që mbrojnë fëmijët nga virozat.)
“Një kurë e bërë në shtëpi me mjaltë dhe limon është sa e dobishme, po aq edhe e sigurt për t’u përdorur”, rekomandojnë ekspertët. (Lexoni- Si të përgatisni një shurup për kollën).
Shënim: Mjalti nuk duhet t’u jepet fëmijëve nën moshën 2 vjeç për shkak të rrezikut të botulizmit tek foshnjat.
Më shumë informacione mund të gjeni tek uebsajti i NHS.
Mos e neglizhoni shëndetin e fëmijës suaj. Tek Spitali Continental gjeni mjekët më të mirë pediatër. Aty mund të përfitoni edhe një paketë Check-Up për 4000 lekë, ku do të përfshihen:
- Konsultë me Pediatër
2. Eko barku
3. Gjak komplet
4. Urinë komplet
5. Feçe për parazitë
Adresa: Lagjia Ali Demi, tek ish-Poligrafiku,Tiranë
Kontak: 044506666 ose 0697004000
Për Ju, Për familjen, Për jetën!
Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/



