Çfarë duhet të evitoni në shtëpi për të mos pasur probleme me shëndetin

Enët plastike: bakteriet që mbartin enët plastike fillojnë të rriten dhe mund të jetë shumë e vështirë për t’i larguar, prandaj evitoni vendosjen e ushqimeve në to.

zyrte34Orët e gjata ulur në karrige: sipas studimeve të fundit, njerëzit që qëndrojnë ulur 15 orë në ditë kanë më shumë mundësi të shëndoshen, të preken nga sëmundje të gjakut, diabeti, kanceri dhe depresioni. Shoqata Mjekësore Amerikane rekomandon qëndrimin në një tavolinë punë në këmbë, si një mënyrë të shkëlqyer për evitimin e këtyre problemeve.

Zbutësit e vjetër të buzëve: çdo gjë që përdoret afër gojës mbledh bakterie shumë shpejt, në këtë mënyrë mundësia e infektimit rritet duke krijuar plasaritje tek cepat e buzëve. Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë të mos përdorni produkte për buzët( zbutës, buzëkuq) nëse kanë kaluar 6 muaj nga blerja e tyre.

Kremin e vjetër kundër diellit: kur është fjala për kremin kundër diellit, data e skadimit të produktit nuk ka rëndësi. Kimikatet që bllokojnë diellin prishen me kalimin e kohës, prandaj nuk ka rëndësi sa aplikoni mbi lëkurë, nuk do të ketë asnjë efekt mbrojtës.

teeth brushLente kontakti jo të pastra: përdorimi i lenteve të kontaktit jo të pastra është një nga faktorët kryesorë për infeksionet e syrit. Zëvendësojini ato çdo 3 muaj si dhe pastrojini  çdo ditë duke i larë me ujin përkatës.

Rimelin e vjetër: një rimel që përdoret për shumë kohë mund të përmbajë mikrobe të shumta -thotë Tomas Stinmen, okulist në Ohajo. – Një nga funksionet kryesore të qerpikëve është ndalimi i depërtimit të mikrobeve në sy kështuqë kujdesuni në zgjedhjen e rimelit.

Furçën e vjetër të dhëmbëve:  zëvendësojeni çdo 3 muaj furçën e dhëmbëve pasi do të jetë më efektive në pastrimin e dhëmbëve dhe do të luftoni infeksionet. /Health Magazine/Elena Beta

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet