Çfarë duhet të hani ekzaktësisht në një ditë për të ulur rrezikun e kancerit

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Mund të keni lexuar që “Konsumimi i agrumeve (ose domateve, brokolit…etj), mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të kancerit.  Edhe pse e gjitha kjo tingëllon bukur, ju jeni mjaftueshëm të zgjuar për të ditur që asnjë ushqim nuk mund të bëjë magji i vetëm.

Por, si mund të ulni rrezikun e kancerit nëpërmjet ushqimit? Këtu kanë rëndësi jo vetëm ushqimet që konsumoni, por edhe kombinimet mes tyre, proporcionet dhe metodat e gatimit, të cilat ulin rrezikun e kancerit.

Ja çfarë rekomandojnë ekspertët:

Mëngjes

Mëngjesi që lufton kancerin: Vezë të fërguara me perime (domate, karota ose speca) dhe jeshillëqe (spinaq ose brokoli), së bashku me fruta (grejpfrut, pjepër ose boronica).

Produkte me bazë bimore – Bollgur me fruta të freskëta të sezonit (pjeshka ose boronica të kuqe) dhe fruta të thata (bajame ose arra).

Këshilla: Rrisni absorbimin e përbërësve përfituese karotenoid të gjendur tek perimet e kuqe ose portokall dhe jeshillëqet duke i përzier me vaj ulliri ekstra të virgjër.

Drekë

Dreka që lufton kancerin: Peshk, lakër, qepë dje fruta (portokall, shalqi ose boronica).

Produkte bimore: gjalpë kikiriku me lakër,  kikirë të copëtuar ose fara luledielli, selino dhe qepë jeshile, si dhe fruta.

Këshilla: Rrisni varietetin e përbërësve fitokimikë duke përdorur lakër të kuqe, një burim i mirë i antioksiduesve antocianinë të gjendur tek perimet  e familjes së lakrës.

Darka

Darka që lufton kancerin: Supë me thjerrëza, qepë, selino, karota, domate, jeshillëqe, piper të zi dhe r[za të ndryshme, si dhe fruta.

Mesvakte

Ja disa kombinime të ushqimeve të shpejta që mund t’i konsumoni në mesvakte:

  • Bajame + kumbulla të thata
  • Kos + boronica (manaferra, luleshtrydhe)
  • Feta të kastravecit + salmon
  • Dardhë + fruta të thata ose fara liri
  • Sallatë me jeshillëqe, bathë, dhe pak yndyrë të mirë nga avokado, frutat e thata ose vaj ulliri

Lëngje

Studime të ndryshme kanë zbuluar se lloje të ndryshme çaji si dhe kafja ofrojnë mbrojtje kundër kancerit falë niveleve të larta të kancerit. Megjithatë duhet të mos u shtoni shumë sheqer ose kremra me yndyrë, pasi rrisin rrezikun e kanceri nëse e teproni me to.

 Burimi: Prevention.com / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet