Çfarë duhet të konsumojmë nëse duam të shtojmë në peshë?

Nga dietologia Rolina Naço:

Ajo që duhet bërë e qartë është që nëse dëshirojmë të shtojmë në peshë, nuk mund të konsumojmë çdo lloj ushqimi dhe të mos vlerësohet nëse është ushqim i shëndetshëm, por të mjaftohemi nëse ka kalori apo jo. Nuk këshillohen fast food-et, të skuqurat, yndyrat e përpunuara, si: pana, patatina etj. Një person që do të shtojë në peshë, është mirë të shtojë ushqime, si:

rolinu

Dietologia Rolina Naço

Bulmet: djathë, gjalp të freskët, qumësht (në vend të ujit)

Fruta: banane, rrush, fiq, lëng frutash të freskët (në vend të ujit)

Ëmbëlsira të bëra vetë, hallvasi, tahinë (susam i bluar) me mjaltë, gjalp kikiriku, reçel, kek, mjaltë etj

Gatime: byrek të bërë vetë, pastiçe, pure patatesh, pilaf, makarona me salca të ndryshme me djath, mish, perime, rizoto, omleta furre, mish viçi, peshk, mish pule, legume etj.

Fruta të thata: arra, bajame, lajthi, stika, kikirika etj.

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë