Çfarë duhet të pres pas vaksinimit antiCOVID-19?

Qëndroni në vendin ku jeni vaksinuar për të paktën 15 minuta më pas, vetëm në rast se keni ndonjë reagim të pazakontë, në mënyrë që punonjësit e shëndetësisë t’ju ndihmojnë.

Kontrolloni kur duhet të merrni një dozë të dytë – nëse është e nevojshme. Shumica e vaksinave të disponueshme janë vaksina me dy doza. Kontrolloni me mjekun tuaj nëse duhet të merrni një dozë të dytë dhe kur duhet ta merrni atë. Dozat e dyta ndihmojnë në rritjen e përgjigjes imune dhe forcimin e imunitetit.

Në shumicën e rasteve, efektet anësore të vogla janë normale. Efektet anësore të zakonshme pas vaksinimit, të cilat tregojnë se trupi i një personi po krijon mbrojtje ndaj infeksionit COVID-19 përfshijnë:
Dhimbje krahu;
Ethe e lehtë;
Lodhje;
Dhimbje koke;
Dhimbje muskujsh ose kyçesh.

Efektet anësore më serioze ose afatgjata ndaj vaksinave COVID-19 janë të mundshme, por jashtëzakonisht të rralla. Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, konfuzion, humbje të të folurit ose lëvizshmërisë pas vaksinimit, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj të kujdesit shëndetësor. Vaksinat monitorohen vazhdimisht për aq kohë sa janë në përdorim për të zbuluar dhe reaguar ndaj ngjarjeve të rralla anësore.

Ju nuk duhet të vaksinoheni nëse keni një histori të reaksioneve të rënda alergjike/anafilaksi ndaj ndonjë prej përbërësve të vaksinës COVID-19, ose nëse keni një reaksion alergjik ndaj dozës së parë.

Shumica e efekteve anësore largohen vetë brenda pak ditësh. Ju mund të menaxhoni çdo efekt anësor me pushim, me shumë lëngje joalkoolike dhe duke marrë ilaçe për të menaxhuar dhimbjen dhe temperaturën, nëse është e nevojshme. Ne nuk rekomandojmë marrjen e medikamenteve kundër dhimbjes përpara se të vaksinohemi, pasi nuk e dimë se si kjo do të ndikojë në funksionimin e vaksinës.

Edhe pasi të jeni vaksinuar, vazhdoni të merrni masa paraprake

Vazhdoni të merrni masa për të ngadalësuar dhe luftuar përhapjen e virusit, edhe pasi të jeni vaksinuar:

Mbani një distancë të sigurt nga të tjerët dhe shmangni turmat;
Vishni një maskë të përshtatshme që mbulon gojën dhe hundën;
Kur jeni brenda me të tjerët, siguroni ajrim të mirë, si p.sh. duke hapur një dritare;
Pastroni duart shpesh;
Mbuloni çdo kollë ose teshtitje me bërrylin e përkulur.

Shoqata Together for Life, për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vaksinimit për COVID-19, në kuadër të fushatës “Le të flasim për vaksinat”, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën