Ne të gjithë e dimë se alkooli dëmton mëlçinë, por shumë prej jush nuk janë të vetëdijshëm se përveç alkoolit ka një tjetër armik që ndikon negativisht dhe është shkak për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.
Sheqeri është armiku kryesor i mëlçisë. Një studim i realizuar tek individë të cilët merrnin 1000 kalori nga ushqimet me
përmbajtje sheqeri gjatë një periudhe prej tre javësh, u gjet se pjesëmarrësit fituan vetëm 2% yndyrë, por dhjami i mëlçisë ishte rritur me 27%.
Me kalimin e kohës ky akumulim yndyre mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të mëlçisë, duke shkaktuar dëme të pariparueshme.
Është provuar se sheqeri jo vetëm që ndikon në mëlçi, por ka edhe ndikimeve të tjera negative në të gjithë trupin, si:
- Mosfunksionim i enëve të gjakut
- Depresion
- Rritja e rrezikut të diabetit të tipit 2
- Përkeqësim i nivelit të kolesterolit
- Dëmton lëkurën
- Shtim në peshë
- Rritja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditje në tru
Tani e dini dëmin që shkakton sheqeri, përpiquni të kufizoni sasinë që konsumoni. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta


