Çfarë e shkakton dhimbjen e kokës pas konsumimit të gjërave të ftohta?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga konsumimi i gjërave të ftohta, e njohur gjithashtu si “ngrirja e trurit” apo dhimbja e kokës e stimuluar nga i ftohti, është një dhimbje koke që disa njerëz e pësojnë kur konsumojnë një ushqim apo një pije të ftohtë shumë shpejt.

Dhimbja zakonsht ndihet në pjesën e ballit apo të dy tëmthave, dhe në shumicën e rasteve nuk zgjat më shumë se pesë minuta.

Shkaku i kësaj dhimbjeje është i debatueshëm, por shumica e ekspertëve besojnë se fillon kur një substancë e ftohtë prek pjesën e sipërme të gojës apo pjesën e pasme të fytit, dhe shkakton që enët e vogla të gjakut në ato zona të ngushtohen dhe pastaj të zgjerohen shumë shpejt.

Receptorët e dhimbjes afër enëve të gjakut e ndjejnë parehatinë dhe dërgojnë mesazhe nëpërmjet fibrave nerovore të vogla në një nerv më të madh (nervi trigeminal), që pastaj i çon këto mesazhe në tru. Nervi trigeminal mbart gjithashtu dhe sinjalet e dhimbjes nga fytyra. Truri i lexon ndjesitë e stimulit të ftohtë sikur vijnë nga koka në vend të gojës, një fenomen që quhet dhimbje e referuar.

Dhimbja e stimuluar nga i ftohti është e zakonshme dhe ndodh në 30% deri në 40% të njerëzve që zakonisht nuk kanë dhimbje koke. Simptomat janë të padëmshme dhe nuk janë shenjë e ndonjë sëmundje të fshehur, edhe pse shumë ekspertë besojnë se këto dhimbje janë më të shpeshta në personat që vuajnë nga migrena.

Meqënëse dhimbjet e kokës nga konsumimi i gjërave të ftohta janë kaq të shkurtra, ato janë të veshtira për t’u studiuar dhe nuk ka një konsensus se si mund të ndalen. Shumica e njerëzve kanë metodat e tyre, më e shpeshta prej tyre është të rrotullosh gjuhën dhe të prekësh me pjesën e poshtme të saj, pjesën e sipërme të gojës.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhimbjet e kokës është që ushqimet e ftohta të konsumohen shumë ngadalë.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?