Çfarë e shkakton goditjen në tru, llojet e saj, simptomat dhe parandalimi

Edhe pse goditjet në tru janë shkaku i 4 kryesor i vdekjeve në SHBA, rreth 80% e goditjeve janë konsideruar si të parandalueshme. Është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se si t’i parandalojnë goditjet në tru, pasi rreziku pas një goditje është shumë i madh për t’u shfaqur përsëri.

Ekzistojnë 3 lloje goditjesh që mund të prekin një njeri:

goditje ne truGoditjet ishemike: ishemia është kur gjaku fillon të mpikset dhe bllokon arteriet ose e thënë ndryshe pengon rrjedhjen e gjakut në një organ jetik. Goditjet ishemike janë grupuar në 2 lloje:

Embolike: një goditje embolike është kur mpiksja e gjakut formohet në pjesë të tjera të trupit dhe “udhëton” përmes qarkullimit të gjakut në tru ku depozitohet atje dhe shkakton goditje

Trombolike: është një formë e mpiksjes së gjakut e qujatur “trombo” dhe shkakton një bllokim arterial që ndikon në tru.

Goditja hemorragjike: në situatat kur një enë gjaku dobësohet mund të fillojë të rrjedhë gjaku në zonën përreth. Nga ana tjetër një enë gjaku e fryrë mund të shkaktojë një sasi të papritur dhe të rrezikshme të gjakderdhjes në tru.

Atak ishemik i rastit: kjo mund të quhet si një “mini-goditje” dhe ndodh kur një enë gjaku pengon përkohësisht rrjedhën e gjakut në tru. Megjithatë, në këto raste rrjedhja e gjakut restaurohet vetë, prandaj është quajtur edhe si “mini goditje”. Përgjithësisht, një goditje e tillë mund të zgjasë disa minuta në disa orë  dhe kërkon kujdes të veçantë sepse mund të paralajmërojë për një goditje tjetër.

Goditjet në tru rezultojnë fatale për 60% të femrave dhe 40% të meshkujve. Goditjet ishemike kanë më shumë gjasa të jenë më mbijetuese se goditjet hemorragjike, por të mbijetuarit e goditjeve hemorragjike mund t’i fitojnë më lehtë funksionet normale. Rreth 25% e të mbijetuarve nga goditjet mund të mbesin me aftësi të kufizuara.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ju duhet të vëreni këto simptoma tek një njeri për të parë nëse ka gjasa për t’u prekur nga goditja në tru:

  • Fytyrë e deformuar, ana e njërës fytyrë më e ulët se tjetra
  • Paaftësi në përqëndrim
  • Mbyllje dhe venitje e njërës anë të fytyrës
  • Ngritja e krahëve jo në mënyrë të njëjtë, dhe paaftësi e tyre
  • Probleme gjuhësore
  • Buzë e shtrembëruar

Kini kujdes kur shikoni këto simptoma tek një person, edhe pse përmirësimet në trajtimin mjekësor kanë ulur shkallën e vdekshmërisë që nga viti 2000, goditjet në tru vazhdojnë të jenë shumë të rrezikshme.

Burimi: Health Press // Dr. Richard Foxx

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë