Çfarë e shkakton rënien e qerpikëve?

Kam probleme me rënien e qerpikëve prej disa vitesh. Pavarësisht se nuk kam asnjë shqetësim/ simptomë tjetër, do doja të dija nëse ka ndonjë kurë/ mjekim për ndalimin e rënies pasi kjo më ndikon shumë psikologjikisht.

Përgjigjet Eneida Rustemi, mjeke okuliste pranë shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUT.

Kjo quhet blefarit, dhe mund të jetë ose alergjik që më pas kthehet në kronik ose i shkaktuar nga refraksioni. Blefariti është kronik kur nuk ka çrregullime refraksioni por vetëm dëmtim të rrënjës së qerpikëve (qerpikët nuk dalin drejtë, e kanë rrënjën e shtrembër), ku krijohet një si kore, sytë skuqen dhe qerpikët fillojnë e bien.

Në këtë rast ne rekomandojmë të mbahet një higjienë shumë e mirë e syve. Rrënja e qerpikëve duhet pastruar gjithmonë shumë mirë, për këtë ka medikamente të posaçme, ose pacienti mund t’i fërkojë dhe vetë me ujë të ngrohtë në mënyrë që të zbrazet folikuli dhe të dizenfektohet syri me një lloj zbutësi ose lot artificial. Në rast se janë të inflamuara, ne japim edhe antibiotik, pasi në raste të rralla mund të agravojë deri në blefarit ulceroz./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë