Nga mjeku Artan Haruni, neuro-pediatër
Autizmi është një paaftësi komplekse të zhvillimit. Kjo situatë shkaktohet si rezultat i një disfunksioni neurologjik që afekton
komunikimin joverbal të personit dhe ndërveprimin social.
Klinikisht evidentohet gjatë tre viteve të para të jetës së një personi.
Për shkak fëmijët ndryshojnë përsa i përket individualitetit dhe autizmi shfaqet në mënyra të ndryshme.
Këta fëmijë kanë pamundësi për t’u shoqëruar normalisht, kanë çrregullime të të folurit, marrëdhënie jonormale me ambientin rrethues dhe kanë mungesë të kontaktit sy me sy.
Vihet re një numër në rritje i rasteve me autizëm në të gjithë botën, por është për t’u theksuar se ende nuk dihet se cilët janë shkaktarët e vërtetë të autizmit apo cilat janë masat për parandalim.
