Çfarë është gjendra tiroide, lidhja e saj me jodin

Nga Dashamir Gjergji, endokrinolog

Tiroidja është gjendra më e madhe endokrine e organizmit. Anatomikisht kjo gjendër vendoset në pjesën e përparme të qafës dhe ka formën e fluturës. Si çdo gjendër tjetër endokrine, tiroidja prodhon, depoziton dhe hedh në qarkullim hormonet e saj. Dy janë hormonet kryesore që prodhon kjo gjendër: konkretisht tiroide fotoT3 trijodtironina dhe T4 ose tetrajodtironina. Këto janë hormone me bazë jodi ,ndaj që këto hormone të prodhohen normalisht, nevojitet që çdonjeri prej nesh të marrë sasinë e nevojshme ditore  të jodit.

Hormonet e tiroides kanë një rol dhe rëndësi shumë të madhe për çdo qelizë dhe ind të organizmit.

Tiroidja kontrollon kryesisht metabolizmin dhe përdorimin e energjisë, rrahjet e zemrës, temperaturën e organizmit, fortësinë muskulare, peshën, zhvillimin fizik, zhvillimin psikik, proceset e frymëmarrjes, nivelet e yndyrnave, sistemin e riprodhimit etj.

Hormoni kryesor përgjegjës për stimulimin e tiroides është TSH ,që vjen i prodhuar nga një gjendër tjetër që ndodhet në kokë. Kjo gjendër quhet hipofizë dhe prodhon shumë hormone të tjera veç TSH-së.

Përveç këtij hormoni, gjendra tiroide gjatë gjithë proceseve të përpunimit të jodit dhe formimit të hormoneve ndikohet nga shumë stimuj të tjerë neuroendokrin dhe ndërveprime të shumta fiziologjike.

Çfarë është deficenca jodike?

Që nga vetë formulimi i pyetjes kuptohet që kur themi deficencë jodike nënkuptojmë pakicë apo pamjaftueshmëri të jodit. Kur sasitë e nevojshme të jodit janë të pamjaftueshme, kemi shfaqjen e fenomenit të deficencës jodike. Shqipëria, tek e cila burimet natyrore të jodit janë të pamjaftueshme, përfshihet në vendet me deficencë jodi. Kjo deficencë çon në mosprodhimin e mjaftueshëm të hormoneve të tiroides, e cila më vonë rëndohet në sëmundje të rrezikshme të gjendrës tiroide në tërësi. Përafërsisht 40% e botës vazhdon të jetë me deficencë jodike.

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak