Kryefaqja Box 5 Çfarë është hepatiti autoimun? Kë prek? Simptomat kryesore dhe shkaqet

Çfarë është hepatiti autoimun? Kë prek? Simptomat kryesore dhe shkaqet

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Hepatiti Autoimun (HA) është kur sistemi imunitar (që është mbrojtja kryesore e trupit kundër mikrobeve) sulmon qelizat e mëlçisë. Kjo është një sëmundje e mëlçisë dhe duhet ta monitoroni gjatë gjithë jetës.

Nuk ka shërim për hepatitin autoimun, por monitorimi dhe trajtimi i vazhdueshëm mund t’ju ndihmojë të menaxhoni simptomat dhe të parandaloni dëmtimin e mëlçisë.

Simptomat e Hepatitit Autoimun

Ju nuk mund të vini re ndonjë simptomë. Nëse ju fillojnë simptomat, ato rriten gradualisht nga shumë të lehta në shumë të rënda.

Simptoma të tilla si ethe, dhimbje barku, zverdhje e lëkurës dhe syve mund të shfaqen papritmas.

Simptoma më e zakonshme është ndjenja e lodhjes. Ju gjithashtu mund të keni:

– Dhimbje të kyçeve ose muskujve

– Mungesë  oreksi dhe humbje peshe

– Të përziera, të vjella ose dhimbje barku

– Akne dhe skuqje të lëkurës

–  Urinë e errët dhe/ose shumë e verdhë

–  Jashtëqitje me ngjyrë të çelur

– Diarre

– Mungesë ose vonesë periodash

– Verdhëz (zverdhja e lëkurës ose syve tuaj)

– Shpretkë e zmadhuar

– Gurë në tëmth

– Probleme me shëndetin mendor (encefalopatia hepatike)

 

Llojet e hepatitit autoimun

Ekzistojnë dy lloje kryesore të hepatitit autoimun. Të dyja janë të rralla:

Lloji 1 është lloji më i zakonshëm. Zakonisht prek gratë nga mosha 15 në 40 vjeç, por nuk përjashtohen moshat dhe gjinia tjetër.

Tipi 2 zakonisht iu ndodh vajzave të moshës 2 deri 14 vjeç.

Nëse keni HA, me siguri keni edhe një sëmundje tjetër autoimune, siç është koliti ulceroz, artriti reumatoid, lupusi ose sindroma Sjogren.

Shkaqet e Hepatitit Autoimun dhe Faktorët e rrezikut

Zakonisht shkaqet se pse sistemi imunitar kthehet “kundër” mëlçisë janë thuajse të panjohura. Mund të ketë lidhje me gjenet ose me histori familjare me të njëjtën sëmundje, por jo në të gjitha rastet.

Ja disa nga shkaktarët që mund të ndikojnë në shfaqjen e HA:

– Medikamente të tilla si statina dhe hidralazinë (përdoren për të trajtuar sëmundjet e zemrës) ose antibiotikë si nitrofurantoina dhe minociklina.

– Stresi

– Infeksione të tilla si hepatiti viral, herpesi, Epstein-Barr dhe fruthi

Si diagnostikohet Hepatiti Autoimun?

Nëse ju shfaqen simptomat duhet të shkoni patjetër tek mjeku. Ai do t’ju kërkojë të bëni analiza gjaku që mund të tregojnë në lidhje me anti-trupat që lidhen me HA. Analizat e gjakut mund të tregojnë edhe transaminazat të tilla si ALT, AST, SGOT, Bilurbina direkte, Bilurbina Indirekte, Bilurbina totale, që ju tregojnë nëse hepatiti ka dëmtuar mëlçinë apo jo.

Nëse analizat nuk ju dalin mirë, mjeku mund të kërkojë dhe biopsi të mëlçisë. Ai do të marrë një pjesë të vogël të mëlçisë dhe do shikojnë qelizat në të.

Komplikacionet e Hepatitit Autoimun

HA, mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë të quajtur cirrozë.

Problemet e tjera që shfaqen nga HA janë:

– Kruarje

– Mavijosje

– Gjakderdhje që nuk do të ndalet

– Stomaku i fryrë dhe i irrituar

– Enët e gjakut merimangë

– Konfuzion

Trajtimi i hepatitit autoimun

Nëse nuk keni simptoma ose probleme, mjeku mund të mos ju japë trajtim, por do t’ju kërkojë vazhdimisht analiza gjaku, ndonjëherë dhe biopsi të mëlçisë, për të parë nëse mëlçia është e shëndetshme apo jo.

Trajtimi zakonisht fillon pasi të keni simptoma ose mjeku juaj vëren se rezultatet e testit tuaj laboratorik po përkeqësohen. Në fillim, mjeku mund të përshkruajë prednisone, një steroid që lehëtëson inflamacionin. Më pas mund të ju përshkruajë azathioprine (Imuran) ose 6-mercaptopurine (Purinethol) të cilat mund të dobësojnë sistemin imunitar.

Këto barna mund të kenë efekte anësore. Steroidet mund t’i bëjnë kockat tuaja të dobëta, të shkaktojnë shtim në peshë dhe t’ju japë probleme me sytë. Azathioprine dhe 6-mercaptopurine mund të ulin numrin e qelizave të bardha të gjakut dhe të rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri.

Pas 3 vitesh trajtim, rreth 80% e njerëzve zbulojnë se gjendja e tyre është nën kontroll. Ju mund të jeni në gjendje të ndërprisni trajtimin ndërsa mjeku juaj mbikëqyr shëndetin tuaj. Nëse simptomat tuaja kthehen, do të filloni përsëri trajtimin.

Ndryshimet në stilin e jetës mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm. Mbani një dietë të ekuilibruar dhe shumë fruta dhe perime, dhe qëndroni larg alkoolit. Mos merrni asnjë medikament ose vitaminë pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj.

Burimi: Web MD

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here