Kryefaqja Box 5 Çfarë është urthi? Cilat ushqime duhet të shmangni

Çfarë është urthi? Cilat ushqime duhet të shmangni

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Urthi është acarim i ezofagut, tubi që lidh fytin me stomakun. Urthi shkaktohet nga aciditeti i stomakut, gjë e cila çon në ndjesinë e “djegies” së stomakut.

Simptomat e urthit:

– ndjesi djegie prapa sternumit ose kockave të gjirit

– ndjesi djegie në fyt

– ndjesi dhimbje në gjoks kur përkuleni ose shtriheni

– ndjesi acidike, ndjesi e hidhur, e kripur në pjesën e pasme të fytit

– vështirësi në gëlltitje

Sa kohë zgjat urthi?

Kohëzgjatja  e urthit varet nga personi, tek disa mund të vgjasë disa orë, për disa të tjerë vetëm disa minuta. Në rreth 20% të njerëzve urthi ndodh 1 herë në javë. Gratë shtatzëna janë më të prekura nga kjo gjendje.

Ushqimet që mund të acarojnë urthin:

– domatet

– frutat agrume

– hudhra

– qepa

– çokollata

– kafja dhe produktet me kafeinë

– alkooli

– mentja

Ushqimet e pasura me shumë yndyrë përkeqësojnë urthin gjithashtu. Medikamentet, stresi, mungesa e gjumit etj janë disa faktorë të tjerë që ndikojnë në përkeqësimin e situatës.

Burimi: Web MD

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here