Çfarë i bën Coca-Cola trupit brenda 60 minutash

E keni menduar ndonjëherë ç’ndodh me trupin tuaj pasi pini një pije të gazuar? Një ish-farmacist britanik shpjegon shumë thjeshtë se ç’ndodh në trup brenda një ore pasi pihet koka kola

1a.jpg

Coca cola

Në 10 minutat e para: 10 lugë sheqeri futen në sistemin tuaj (100% e sasisë ditore të rekomanduar). Nuk villni nga sasia shumë e madhe e shqerit sepse acidi fosforik e eliminon shijen, duke lejuar mbajtjen e saj në stomak

20 minuta: Sasia e sheqerit në gjak rritet, duke shkaktuar rritje të madhe të insulinës. Mëlçia reagon duke kthyer çdo sheqer që “gjen” në yndyrë (dhe në këtë moment ka shumë sheqer)

40 minuta: Përthithja e kafeinës është e plotë. Bebja e syrit zmadhohet, presioni i gjakut rritet si reagim që mëlçia hedh më shumë sheqer në gjak. Receptorët në tru kanë bllokuar përgjumjen.

45 minuta: Trupi rrit prodhimin e dopaminës duke stimuluar zonën e kënaqësisë në tru. Meqë ra fjala, kjo është mënyra se si vepron edhe heroina.

60 minuta: Acidi fosforik lidh kalciumin, magnezin dhe zinkun në zorrë duke siguruar një nxitje të mëtejshme të metabolizmit.

60 minuta: Aftësitë diuretike të kafeinës vihen në lojë (ju bën të urinoni). Tani është e sigurtë që do të nxirrni kalciumin, magnezin dhe zinkun që ishte duke shkuar në kocka, si dhe natriumin, elektrolitet dhe ujin.

60 minuta: Ndërsa stuhia brenda trupit po shuhet, do të filloni të keni një rënie të sheqerit. Mund të ndiheni të acaruar ose të plogësht. Gjithashtu keni urinuar gjithë ujin që ishte tek kola. Por jo para se ky ujë t’i merrte trupit përbërës që i nevojiten për të hidratuar sistemin dhe për të ndërtuar kocka e dhëmbë të fortë./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi