Çfarë i tërheq meshkujt në trupin një femre

Mashkulli i kohëve moderne pëlqen femrat me forma të mbushura, por të tonifikuara dhe pa dhjamë. Meshkujt janë të tërhequr nga pjesët më seksuale të femrës. Këtu do t’ju rendisim pjesët më të bukura të trupit sipas meshkujve:

Sytë: kjo është arma më e fortë e një femre, sipas mendimit të shumicës së njerëzve. Secili prej tyre mund të çarmatosej nga një shikim i thellë.

silueteeeVithet: sipas sondazheve të kryera, meshkujt tërhiqen nga femrat që kanë forma të mëdha dhe të lakuara dhe vithet janë një prej pjesëve të trupit që ata i tërheq më shumë.

Gjoksi: një gjoks i ngritur dhe i tonifikuar është tërheqës për çdo mashkull.

Buzët: buzët e trasha dhe me formë janë tipar i një femre të bukur. Buzëqeshja është “pasuri” e femrës dhe një buzëqeshje rrëzëllitëse mund të bënte për vete çdo mashkull.

Beli i hollë: meshkujt magjepsen nga format, dhe sipas studimeve format e kolme të trupit dhe ngushtësia e belit formojnë imazhin e trupit perfekt të femrës.

Flokët: pavarësisht ngjyrës, flokët janë një tipar i përcaktueshëm i femrës. Meshkujt janë dakord me shprehjen se “flokët janë gjysma e bukurisë së femrës”.

Kurrizi: meshkujt vërejnë një kurbë të vogël femërore në pjesën e kurrizit dhe prandaj ata e shikojnë si një ndër pjesët më tërheqëse tek një femër.

Këmbët: këmbët nuk janë gjëja e parë që të vijnë në mendje kur mendoni pjesët më të bukura të trupit të një femre. Megjithatë, meshkujt i shikojnë si një pjesë joshëse tek trupi i tyre.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur