Çfarë janë frikërat dhe fobitë tek fëmijët parashkollorë?

Nga psikologia Orjola Pampuri

Frikërat e fëmijëve janë shpesh të natyrshme dhe lindin në kohë të caktuara të zhvillimit të tyre. Fëmijët mund të zhvillojnë frikë nga një përvojë traumatike (psh. një situatë traumatike e krijuar nga sulmi i një femijet frikeqeni), por për disa fëmijë të tjerë nuk ka një ngjarje të qartë që mund të konsiderohet si një burim frike për ta.

Disa fëmijë frikësohen thjesht duke parë një fëmijë tjetër të frikësuar. Disa fëmijë mund të refuzojnë të flenë vetëm për shkak të frikës së krijesave që mund të ndodhen në dollapin e tyre, ndërsa fëmijë të  tjerë raportojnë ndjesi frike nga errësira. Frika e fëmijëve është shpesh e lidhur me shmangien, shqetësimet  dhe ankesat fizike, të tilla si: rrahje të shpejta të zemrës, probleme me  stomakun, pëllëmbë të djersitura ose dridhje të trupit.

Studimet kanë pohuar që  frikërat e caktuara që shfaqen në mosha të ndryshme të fëmijëve, kanë tendencë të zhduken në mënyrë të natyrshme me kalimin e kohës. Kur frikërat e fëmijëve vazhdojnë edhe përtej moshës së caktuar dhe fillojnë të ndërhyjnë në funksionimin e tyre të përditshëm, atëherë kemi të bëjmë me fobi. Fëmijët të cilët përjetojnë një fobi, duhet të referohen për trajtim tek  psikologu.

femijeCilat janë frikërat e parashkollorëve?

Është normale për një parashkollor të jetë i frikësuar. Ankthi është një gjendje e natyrshme që i ndihmon të përballojnë përvojat e reja dhe i mbron nga rreziku. Fëmijët 3 dhe 4-vjeçarë mund të jenë të frikësuar nga qentë, errësira ose kllounët. Fëmijë të tjerë mund të jenë të frikësuar nga situata të reja ose kur takojnë njerëz të rinj. Disa frikëra janë veçanërisht të fituara gjatë periudhës parashkollore si pasojë e imagjinatës tejet aktive dhe mund të ndikojnë aq shumë tek ai, sa mund ta bëjnë të ndihet keq dhe mund të çojnë deri në përkeqësim të shëndetit.

Të ndjerit të lënduar është një tjetër frikë e zakonshme (kjo është arsyeja përse ata shpesh mundohen të fshehin një gërvishtje apo një shenjë tjetër që mund t’ia ketë shkaktuar një bashkëmoshatar në kopsht). Shumica e frikërave të parashkollorëve fillon të zhduket në momentin që ata nisin të ndihen më të sigurt me veten dhe me mjedisin që i rrethon.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"