Dhimbja e kurrizit është një nga arsyet kryesore pse njerëzit fillojnë të humbasin lëvizshmërinë e tyre, sidomos moshat e mesme. Dhimbja i bën njerëzit të kufizohen për të kryer aktivitet fizik, duke e bërë edhe më të vështirë mbajtjen e një peshe të shëndetshme, për të ruajtur forcën, qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin ndërsa plaken. Kështu që trajtimi dhe menaxhimin i dhimbjes së kurrizit që vjen si pasojë e dëmtimeve apo problemeve shëndetësore është tepër e rëndësishme për të pasur një jetë të mirë dhe aktive.
Duke marrë parasysh që njerëzit një të tretën e jetës së tyre e kalojnë në krevat, zgjedhja e dyshekut është thelbësore për të menaxhuar dhimbjet e mesit. Një gjë e tillë bën diferencën se si flini gjatë natës dhe si funksiononi gjatë ditës.
Në të shkuarën doktorët shpesh rekomandonin dyshekë shuëm të fortë. Por një studim i zhvilluar në një dhomë pritjeje, që vëzhgoi 268 njerëz me dhimbje mesi, zbuloi se ata që flinin në dyshek ortopedik (shumë të fortë), kishin problemet më të mëdha me gjumin. Nuk ka diferencë në cilësinë e gjumit nëse përdoret një dyshek i fortë apo mesatarisht i fortë.
Dyshekët e butë, nga ana tjetër, mund të jenë gjithashtu problematikë. Ndërsa dyshekët e butë e rehatojnë trupin, pasi merr formën që ai dëshiron, zhytja e thellë në të bën që gjatë natës kyçet të dhembin.
Nëse doni të dini nëse ndiheni mirë me një dyshek më të fortë se ai që po përdorni, provoni të vini një kompensatë poshtë dyshekut që keni aktualisht, në mënyrë që të shmangni lëvizjen e dyshektu gjatë natës. Ose provoni ta vini dyshekun në dysheme.
Sigurisht, mund të provoni edhe ekspozitat e dyshekëve dhe të testoni modele të ndryshme. Por kini parasysh se fakti që mund të ndiheni rehat për disa minuta në një dyqan, nk do të thotë se do të bëni një gjumë të mirë. Një provë më e mirë do të ishte të shikoni se si ndiheni në dyshekë të ndryshëm, ndërsa jeni larg shtëpisë, për shembull në hotel ose tek miqtë, apo shtëpitë e të afërmve.
Përshtati në shqip: Arlinda Gjypi


