Çfarë mënyrash përdorin studentët për të studiuar

studim2

Një nga mënyrat më të mira për të menaxhuar stresin është edhe të mësuarit në mënyrë efektive. 
Sigurisht kjo është vetëm një fjalë goje, sepse të jesh efektiv, nën stres, nuk është e lehtë. Megjithatë, secili prej nesh e ka një mënyrë studimi, tek e cila ka mbërritur natyrshëm, apo e ka mësuar nga ndonjë motër më e madhe, apo mikeshë.
Ilja Nunu, studente e Juridikut, mëson me kapituj dhe, gjatë sezonit, lexon vetëm shënimet që ka nxjerrë gjatë kohës së semestrit.
“Unë i përdor të gjitha shqisat kur mësoj. Lexoj me sy dhe me zë të lartë, normalisht e dëgjoj atë që lexoj apo them, si dhe mbaj shënime. Kjo është mënyra ime e të mësuarit dhe mua më ka rezultuar shumë efektive si mënyrë, sepse arrij që t’i fiksoj më shumë gjërat”.
Shënimet dhe përsëritja, sigurisht e ndihmojnë edhe studenten e Gjuhë-Letërsisë, degë ku mbizotëron volumi dhe teoria.
“Studioj duke nxjerrë shënime gjërat kryesore, sigurisht dhe duke mbajtur leksionet e profesorëve. Gjatë sezonit përqendrohem kryesisht vetëm në shënimet e nxjerra, pasi librat janë shumë voluminoze dhe nuk na del koha të merremi me to. Kjo sepse kemi shumë module dhe shumë pak kohë për t’i përsëritur të gjitha”.
Ermioni Qafzezi, studente e Inxhinierisë, preferon qetësine absolute dhe ka një program të rreptë studimi.
“Nuk rri të studioj 24 orë në 24, por kur jam e shpërqendruar, kur e ndiej se jam lodhur paksa nga mësimet, përpiqem të dal jashtë ose të bëj një pushim të vogël. Pushimi më i gjatë në kohë, gjatë një sezoni besoj se është 1 orë, e sërish kthehem te mësimet”.
Esmiralda Bashllari, studente e Juridikut, përgjithësisht në kohën e provimeve ulet dhe lexon me qetësi të gjithë tekstin nga e para.
“E praktikoj këtë lloj metode dhe shkëputjen prej 30 minutash, çdo 2 apo 3 orë, gjë që e vazhdoj deri nga pasditja, ora 18-19, dhe më pas në bazë të lodhjes që ndiej, mund edhe të shkëputem totalisht për gati 2 orë, e më pas kthehem në konvikt, çlodhem dhe nis sërish studimet për 2-3 orë, duke e mbyllur kështu ciklin e studimit gjatë një dite të zakonshme sezoni”.
Brisilda, studente e Ekonomikut, e ka të pamundur të lexojë gjatë ditës.
“Unë jam njeriu më i çuditshëm për të mësuar, sepse nëse gjithë femrat e tjera mësojnë paradite, unë paraditen e zë me aktivitete të tjera dhe më pëlqen të studioj natën, duke nisur në mesnatë e deri në 5 të mëngjesit. Më pëlqen sepse është qetësi”.
Kohëzgjatja e studimit, gjithashtu varet nga përqendrimi i gjithsecilit.
Secili zgjedh metodën dhe kohën, që mendon se do t’i sjellë më shumë rezultat. Por, si mund të marrësh nota sa më të larta, duke u lodhur sa më pak? Sigurisht që kjo e ka një përgjigje, por e sigurt është që, jo duke i lënë të gjitha mësimet për kohën e sezonit. /

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele