Çfarë ndodh gjatë një kontrolli te mjekët gjinekologë?

Një takim me mjekun/en gjinekolog zakonisht fillon me pyetjet lidhur me trupin, shëndetin, stilin e jetesës, marrëdhëniet dhe/ose përdorimin e metodave të kontracepsionit. Jini të sinqerta – mjeku/mjekja duhet t’i dijë këto informacione që të merrni kujdesin e duhur. Ndoshta mund t’ju matin gjatësinë e trupit, peshën, tensionin e gjakut dhe mund t’ju bëjnë një ekzaminim më të plotë:

  • Kontrollojnë organet gjenitale dhe riprodhuese, si vavulën, vaginën, mitrën, vezoret dhe tubat fallopianë – ky quhet test pelvik.
  • Kontrollojnë gjoksin
  • Ju kontrollojnë për infeksionet seksualisht të transmetueshme (nëse dyshohet për ndonjë problem). Këto teste janë zakonisht të lehta dhe të pa dhimbshme.
  • Ju rekomandojnë të bëni një analizë të urinës.
  • Rekomandojnë kryerjen e një Pap Testi. Zakonisht ky kontroll kryhet pas moshës 21 vjeç, megjithatë mjeku mund ta rekomandoj edhe më parë.

Është normale që të ndiheni nervoze në takimin e parë me mjekët gjinekologë. Flisni me mjekun nëse ndiheni në ankth ose të turpshëm, dhe ata do të bëjnë më të mirën që të ndiheni sa më rehat.

Mund të merrni me vete njërin prind ose ndonjë tjetër të rritur të cilit i besoni. Keni të drejtën të flisni edhe privatisht me mjekët dhe ata duhet t’i mbajnë informacionet private.

Burimi: JoTabu.al

Postime të ngjashme

Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona