Çfarë ndodh me trupin pas konsumimit të alkoolit

Përtej pasojave që njihen nga të gjithë ata që të paktën një herë në jetë e kanë tepruar me sasinë e alkoolit, ka shumë dëme të tjera që i shkaktohen trupit nga konsumimi me tepricë i pijeve alkoolike.

Do të privoheni nga gjumi: sasia e lartë e alkoolit e ndodhur në trup ju shkakton shpërqëndrim dhe ju privon nga gjumi i qetë dhe i rehatshëm. Do të duhen 48 orë që trupi të rifitojë fuqitë. Përpiquni të flini mirë një natë para se të konsumoni alkool sugjeron Dr. Figerhud.

alkoolSistemi imunitar dobësohet: Alkooli redukton aftësinë për të luftuar infeksionet apo virozat e ndryshme, prandaj nëse sëmureni mos u çudisni. Nëse keni vendosur të konsumoni alkool kujdesuni të pushoni mirë para se të ndërmerni këtë hap.

Rrezikoni të shtoni peshë: alkooli përmban kalori dhe nëse jeni duke ndjekur dietë është mirë të evitoni konsumimin e tij. Mund të konsumoni shumë lëngje për të eliminuar sa më shpejt alkoolin nga organizmi.

Jeni të prirur për tu djegur nga rrezet e diellit: nuk do të jeni në gjendje të mendoni për të mbrojtur lëkurën tuaj nëse ndodheni të ekspozuar ndaj diellit, prandaj ju këshillojmë të aplikoni mbi lëkurë krem mbrojtës ndaj diellit para se të dilni për piknik ose të shkoni në plazh. Vendosni alarmin tek telefoni personal për t’ju kujtuar ta përsërisni këtë veprim çdo 2 orë./Cosmopolitan/Përgatiti: Elena Beta

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave